LAJMI I FUNDIT:

LVV dërgon ankesë në PZAP për Rakiqin, theu heshtjen zgjedhore

LVV dërgon ankesë në PZAP për Rakiqin, theu heshtjen zgjedhore

Në mëngjesin e sotëm, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pasi votimit për kryetar të komunës së Mitrovicës ka thyer heshtjen zgjedhore duke ftuar qytetarët që të votojnë kandidatin e Listës Serbe. E për këtë, Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë në PZAP ndaj Rakiq.

Kështu ka bërë të ditur kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut nga radhët e Vetëvendosjes, Erden Atiq.

Ai në reagim ka shkruar se ata që i drejtohen Republikës së Kosovës me “Kosovo i Metohija” nuk mund të përfaqësojnë qytetarët e këtij vendi.


Rakiq ka thyer heshtjen zgjedhore, kërkon nga qytetarët ta votojnë kandidatin e Listës Serbe
Lexo po ashtu Rakiq ka thyer heshtjen zgjedhore, kërkon nga qytetarët ta votojnë kandidatin e Listës Serbe

“REAGIM. Shkelësit e ligjit nuk mund të qeverisin, ata që nuk njohin ligjet nuk sigurojnë zbatimin e tyre! Ata që i drejtohen Republikës së Kosovës me ‘’Kosovo i Metohija’’ nuk mund të përfaqësojnë qytetarët e këtij vendi. Kryetari i listës serbe, që njëherësh është zëvendës kryeministër, Goran Rakiq ka bërë thirrje të votohet Lista Serbe, duke thyer kështu ligjin për zgjedhje dhe heshtjen zgjedhore, ndërkohë kandidati për kryetar të veriut Radejoviq ka bërë një deklaratë që është në kundërshtim me ligjet në Kosovë, duke mohuar shtetësinë tonë dhe duke ofenduar qytetarët e pjesës veriore! Zyrtarët tonë ligjor kanë dorëzuar ankesën për shkeljen e heshtjes zgjedhore në PZAP”, ka shkruar Atiq.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Kronika e Zezë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Kalo në kategori