LAJMI I FUNDIT:

Lushtaku thotë se “s’ka bir nane” që e largon nga PDK-ja

Lushtaku thotë se “s’ka bir nane” që e largon nga PDK-ja

Një prej figurave më të rëndësishme të Partisë Demokratike të Kosovës i cili udhëheq edhe me degën e kësaj partie në Skenderaj, Sami Lushtaku, thotë se atë nuk mund ta largojë askush nga partia. Duke iu përgjigjur një iniciative të Veselit për t’i larguar nga postet zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza, Lushtaku është kategorik.

Ai thotë se një gjë e tillë mund të ndodh vetëm nëse atij i mbushet mendja vet për t’u larguar.

Këto deklarata Sami Lushtaku i ka bërë kur është pyetur se a do të konsiderojë largimin nga PDK-ja, pas vendimit të fundit të kreut të PDK-së, Kadri Veselit, për të larguar nga partia dhe institucionet e Kosovës të gjithë zyrtarët e PDK’së të cilët kanë një aktakuzë të konfirmuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës.


Ai bindshëm thotë se nga Partia Demokratike e Kosovës s’mund ta largojë askush.

“S’ka bir nane që mundet me më largu nga Partia Demokratike e Kosovës, veç nëse du me u largu vet. Nëse më mbushet menja, me u largu prej Partisë Demokratike atëherë vendosi unë, dikush tjetër nuk s’ka mundësi mem largu”, ka thënë Sami Lushtaku në një përgjigje për Gazetën Express.

Sa i përket aktakuzës që është ngritur ndaj tij, rreth rastit të ikjes nga QKUK-ja, të cilën e ka konfirmuar edhe Gjykata e Apelit, Lushtaku thotë se ajo nuk ndërlidhet me ndonjë vepër që ka të bëjë me korrupsion dhe se është një aktakuzë e shpifur e misionit të EULEX-it.

“Aktakuza të cilën e kam unë, nuk lidhet as me korrupsion, as me… është një aktakuzë e shpifur e EUELEX-it”, ka potencuar ndër të tjera Sami Lushtaku.

Veseli nismën e tij për të larguar nga partia zyrtarët të cilët kanë probleme me drejtësinë dhe ligjin e kishte bërë pak ditë pasi ishte rizgjedhur në krye të PDK-së, në një konferencë të jashtëzakonshme për media nga selia e partisë së tij.

‘Viktima’ e parë ka qenë këshilltari i tij, Nijazi Kryeziu, i cili është një prej të akuzuarve në rastin “Pronto”.

Pas Kryeziut dorëheqjen e kishte ofruar edhe Besim Beqaj, i cili ushtronte postin e ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.  Nga posti i zëvendësministrit pritet që të largohet edhe Agim Çeku, i cili ka një aktakuzë të konfirmuar lidhur me rastin e njohur në publik si ‘Veteranët’.

Në trend Lajme

Më shumë
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Kalo në kategori