LAJMI I FUNDIT:

Lushtaku intervistohet nga prokuroria, avokati: Të gjitha veprimet i bëri në vetëmbrojtje

Lushtaku intervistohet nga prokuroria, avokati: Të gjitha veprimet i bëri në vetëmbrojtje

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku sot është intervistuar nga prokuroria për rrahjen e djeshme në Kuvendin e Kosovës.

Pas intervistimit, avokati mbrojtës i tij, Faton Fetahu ka thënë se Lushtaku është intervistuar në cilësi të dyshuarit për sulm, por edhe të viktimës.

Ai ka thënë se qartazi shihet se zëvendëskryeministri Bislimi ka sulmuar i pari deputetin Lushtaku dhe se ky i fundit të gjitha veprimet e tij i ka bërë në vetëmbrojtje.


“Zotëri Lushtaku ishte në vendin e tij të punës për dallim nga zotëri Bislimi dhe anëtarë të tjerë të punës. Ai u sulmua në vendin e tij të punës. Deputetët kanë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile për vendimet dhe veprimet e tyre në kuadër të fushëveprimit të tyre si deputet. Në rrethanat e rastit konkret veprimi i tij ishte si një kundërpërgjigje ndaj skandalit që ka ndodhur dhe që nuk mori përgjigje zotëri Lushataku. Në tensionin që ata reflektonin, veçanërisht pas provokimit të situatës nga Bislimi, që e hoqi fotografinë e vendosur nga deputetët. Ky është rasti i parë i një anëtari të qeverie që ndërhyn në sallën e Kuvendit. Në refleksion të tensionit që transmetonte është vlerësuar e nevojshme një veprim, që ka imunitet, zotëri Lushtaku, një spërkatje me ujë. Ky nuk është një veprim që cenon integritetin fizik të anëtarëve të Qeverisë, por fatkeqësisht nga ana tjetër nuk ishte përgjigja e njëjtë dhe jo reciproke. Pasi ai u sulmua i pari dhe ne të gjitha këto elemente i kemi prezantuar para prokurores”, ka thënë ai.

Përleshje fizike në Kuvend mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave
Lexo po ashtu Përleshje fizike në Kuvend mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave

Ndryshe, gjatë fjalimit të kryeministrit Albin Kurti, në seancën e Kuvendit të Kosovës, tw enjten, deputetë e ministra janë përfshirë në përleshje fizike.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në drejtim të foltores së Kuvendit, Mërgim Lushtaku ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Ky i fundit e ka hedhur shishen në drejtim të tij. Më pas, Lushtaku e ka shtyrë ministrat Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiun. Kjo e fundit është dëgjuar të thotë “a je normal”.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thirrur Policinë brenda sallës së parlamentit./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Cikli menstrual, ovulimi, rëndësia e Pap Testit për zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës e menopauza – podcast me gjinekologun Memli Morina

Cikli menstrual, ovulimi, rëndësia e Pap Testit për zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës e menopauza – podcast me gjinekologun Memli Morina

Shëndetësi
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Lajme
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Sot varroset Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Sot varroset Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Lajme
Kalo në kategori