LAJMI I FUNDIT:

Lushi: Takimet e Osmanit dhe Kurtit në Mynih të Gjermanisë, fakt që lidershipi i Kosovës nuk po pranohet si duhet në politikën ndërkombëtare

Lushi: Takimet e Osmanit dhe Kurtit në Mynih të Gjermanisë, fakt që lidershipi i Kosovës nuk po pranohet si duhet në politikën ndërkombëtare

Aktivisti shqiptar në Amerikë njëherit edhe ish- luftëtari i UÇK-së nga Batalioni Atlantiku, Uk Lushi, ka komentuar takimet që kanë zhvilluar presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Lushi në një postim në Facebook, ka shkruar se këto takime janë fakti më i ri që lidershipi i Kosovës nuk është duke u pranuar dhe depërtuar si duhet të politikën ndërkombëtare.

Ai e ka përmendur si shqetësuese edhe mungesën e takimeve të lidershipit të Kosovës në nivele të larta në Washington D.C dhe SHBA.


“Heshtja e këtij problemi, veçanërisht këto momente kur raportet Serbi-Kosovë janë në fazë delikate, vetëm sa do t’a bëjë më të vështirë rikthimin dhe depërtimin e Kosovës në shkallët dhe sferat ku ajo duhet të jetë e pranishme me lidership”, ka shkruar Lushi.

Postimi i plotë:

Niveli jo i naltë i takimeve dhe takimet kryesisht me tashmë miq të shqiptarëve të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në Konferencën për Siguri të Mynihut janë fakti më i ri që lidershipi i Kosovës nuk është duke u pranuar dhe depërtuar si duhet në politikën ndërkombëtare.

Shqetësuese është poashtu mungesa e takimeve të lidershipit të Kosovës në nivele të larta në Washington D.C. dhe SHBA. Presidenca, Kryeministria dhe diplomacia e Kosovës duhet të jenë më aktivë, më kërkues dhe bashkëpunues me institucionet dhe rrethet që mund të sigurojnë depërtim të lidershipit dhe diplomacisë së Kosovës në nivelet e larta dhe zyret vendimmarrëse të politikës botërore.

Heshtja e këtij problemi, veçanërisht këto momente kur raportet Serbi-Kosovë janë në fazë delikate, vetëm sa do t’a bëjë më të vështirë rikthimin dhe depërtimin e Kosovës në shkallët dhe sferat ku ajo duhet të jetë e pranishme me lidership. Një nga segmentet që mund të ndihmojnë është edhe Diaspora. Organet e Kosovës duhet të kërkojnë ndihmë dhe të bashkëpunojnë me Diasporën Shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori