Reperët Lumi B dhe Lyrical Son kanë qenë shumë të angazhuar gjatë verës.

Fillimisht ata publikuan disa projekte të reja, ndërsa nuk mungoi edhe angazhimi i tyre maksimal nëpër koncerte.


Përveç kolegialitetit, dyshja duket se ruajnë një miqësi shumë të mirë edhe jashtë skenës.

Këtë më së miri e vërteton edhe fakti se dyshja së fundmi kanë vendosur që të shkojnë së bashku me familjet e tyre në pushime, duke zgjedhur të njëjtin destinacion.

Ka qenë fillimisht Lyrical Son, ai i cili ka publikuar disa imazhe, ku shfaqej pranë mikut të tij, teksa shijonin rrezet e diellit.

lumi1

Ndërkohë, pak çaste më vonë, edhe bashkëshortja e Lumit ka publikuar në InstaStory disa imazhe, ku shfaqet Lumin bashkë me djalin e tyre pran pishinës.

lumi b2 Foto nga InstaStory

Duket se familjet po kënaqen nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa nuk dihet nëse në të ardhmen e afërt, Lumin dhe Lyrical Son mund t'i shohim edhe në ndonjë bashkëpunim. /Telegrafi/