LAJMI I FUNDIT:

Lumezi takon ambasadorin Hubert-Lebet, Zvicra mbështet luftimin e korrupsionit

Lumezi takon ambasadorin Hubert-Lebet, Zvicra mbështet luftimin e korrupsionit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim përshëndetës Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

“Vlerësimi i bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, avancimi dhe vazhdimi i partneritetit në projekte të përbashkëta si ai Kundër Korrupsionit në Kosovë i njohur si SAEK II, konsolidimi i institucioneve të drejtësisë, përkatësisht sistemit prokurorial, si dhe forcimi i sundimit të ligjit ishin në fokus të diskutimeve gjatë takimit përshëndetës të Kryeprokurorit Lumezi me Ambasadorin Lebet.

Në këtë kontekst, Kryeprokurori i Shtetit, ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për shtetit e Zvicrës për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme dhënë në forma të ndryshme për Republikën e Kosovës dhe sistemin e drejtësisë”, thuhet në njoftimin për media.


Në anën tjetër, Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean – Hubert Lebet, ka ritheksuar mbështetjen e Zvicrës për punën e Prokurorisë së Shtetit, me theks të veçantë në luftimin korrupsionit.

Në fund të takimit, Kryeprokurori Lumezi i ka uruar suksese Ambasadorit Lebet në rrugëtimin e ri, me ç‘rast ka shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi i ndërtuar ndër vite ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe Ambasadës së Zvicrës në Kosovë të kultivohet edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori