Real Madridi ka zbardhur emrat e lojtarëve për ndeshjen e dytë të çerekfinales së Copa del Reyt.

Madrilenët kanë triumfuar para shikuesve të vetë kundër Gironas me rezultat 4-2 dhe një hap larg gjysmëfinales në garën e parë të këtij sezoni.


Trajneri Santiago Solari ka udhëtuar drejt katalunisë pa disa prej yjeve të skuadrës pasi që ka dashur t'i pushoj para sfidës kampionale me Alavesin.

luka modric 1

Luka Modric dhe Brahim Diaz nuk janë ftuar nga strategu argjentinas që tashmë ka në sirtar një trofe, përkatësisht titullin e kampionit të botës për klube.

Por, madrilenët do ta kenë ndihmën e Marco Asensios si dhe Keylor Navasit, të cilët janë rikthyer pas lëndimeve të tyre.

Alvaro Odriozola do ta zëvendësoj në krahun e djathtë të mbrojtjes Dani Carvajalin, i cili do të mungojë shkaku i kartonëve të verdhë.

Ndryshe, takimi mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet në stadiumin Montillivi dhe pritet të startojë në ora 21:30. /Telegrafi/

telegrafi sport app