Luis Suarez ka lavdëruar ish-bashkëlojtarin e tij Lionel Messi pas një paraqitje mahnitëse kundër Kroacisë në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror.

Ylli 35-vjeçar i dha epërsinë Argjentinës me një penallti në pjesën e parë të së martës mbrëma, por ishte edhe më spektakolar, duke shpartalluar mbrojtësin Josko Gvardiol dhe asistoi po ashtu te goli i dytë i Julian Alvarez, i treti për Argjentinën në këtë ndeshje.


Fitorja 3-0 do të thotë se djemtë e Lionel Scaloni do të kalojnë në finalen e së dielës, ku do të përballen me Francën ose me Marokun.

Performanca e tij 'e pabesueshme' mori vlerësime nga ish-bashkëlojtari i Barcelonës, Luis Suarez

Suarez kishte fjalë të përzgjedhura për Messin, pasi dyshja luajtën së bashku në Barcelonë për gjashtë vjet dhe janë shumë miq të mirë, derisa ai shkroi në Instagram: “Nuk lodhesh kurrë duke treguar se je më i miri në botë”.

“E gjithë bota ndalon së duartrokitur këtë djalë dhe atë që i ka dhënë futbollit. E pabesueshme miku im!”, ishin fjalët e tij.

Duke shënuar golin e parë kundër Kroacisë, Messi kaloi Gabriel Batistuta si golashënuesi më i mirë i Argjentinës në Kampionat Botëror.  Ai gjithashtu theu rekordin e legjendës gjermane Lothar Matthaus për më shumë ndeshje të luajtura në turne, me 25 sosh. /Telegrafi/

Suarez tha se 'e gjithë bota ndalon së duartrokitur' pas paraqitjes së Messit të martën

telegrafi sport app