Luis Enrique do të rikthehet që ta marrë sërish drejtimin e Spanjës.

Ish-trajneri i Barcelonës ishte larguar nga ‘Furia e Kuq’ shkaku që vajza e tij ishte e diagnostikuar me kancer, më pas ndërroi jetë.


Enrique duket se do ta mbajë vajzën e tij në kujtime, por që do të vazhdojë jetën dhe kështu do të rikthehet edhe te Spanja.

LuisEnriqueAtleticoMadridvFCBarcelonaXMcNiuv 975x

Por, ‘RAC 1’ raporton se Lucho do të kthehet përsëri tek kombëtarja e Spanjës, kjo e fundit e cila tashmë edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e Euro 2020.

Robert Moreno do të jetë përsëri trajneri i dytë i ‘Stuhisë së Kuqe’, duke i lënë vendin ish trajnerit të Barcelonës.

Nuk ka akoma ndonjë datë se kur do të zyrtarizohet ky rikthim. /Telegrafi/

telegrafi sport app