Të gjithë, në një moment të jetës së tyre, kanë pasur probleme me gjumin. Bëhet problematike kur këto çështje bëhen rutinë dhe kufizojnë seriozisht orët që flini.
Por, çfarë është e këshillueshme të bëni për të shmangur pagjumësinë? Shmangni celularin ose çdo pajisje elektronike 30 minuta para se të flini. Në këtë mënyrë do të arrini një relaksim më të lehtë dhe më të shpejtë.
Shtrati duhet të jetë ekskluzivisht për të fjetur. Nëse nuk ju ka zënë gjumi për 20 minuta, ngrihuni bëni diçka relaksuese. Vendosni një orar dhe përmbahuni në të. Jo vetëm për të shkuar në shtrat, por edhe për t’u ngritur. Mos hani ose pini të paktën dy orë para se të flini.
Tretja mund të zgjasë shumë dhe të pengojë trupin tuaj ndërsa përpiqet të bjerë në gjumë. Kur keni darkë, mos lejoni që të jetë një vakt i rëndë ose pikant. Natyrisht, as mos shkoni në shtrat të uritur, sepse kjo nuk është zgjidhja. Do t’ju mbajë zgjuar.
Disa njerëz mendojnë se alkooli ju bën të përgjumur dhe kështu ju ndihmon të flini. Për shumicën e njerëzve, megjithatë kjo nuk funksionon fare. Në fakt do të prishë ritmin tuaj të gjumit. Nëse jeni të shqetësuar për diçka, shkruajeni atë në një copë letër para se të shkoni në shtrat. E njëjta gjë vlen edhe për gjërat që duhet të bëni të nesërmen. Lëreni punën për një kohë tjetër, nja dy orë para se të flini dhe bëni diçka si familje, vetëm ose sipas dëshirës tuaj.
Nëse keni nevojë për një suplement ose pilulë gjumi për të fjetur, nuk ka asnjë problem ta merrni. Megjithatë, sigurisht, gjithmonë duhet ta bëni këtë me recetë mjekësore. Nëse zgjoheni në mes të natës, mos e shikoni orën. Thjesht ndryshoni pozicionin tuaj dhe kthehuni në gjumë. Krijoni një ritual para gjumit. Mund të jetë një gotë qumësht, një çaj kamomili, leximi i një libri etj. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit