Lufthansa sot nuk fluturon

671:"FRANKFURT AM MAIN, GERMANY - OCTOBER 21: A man walkes in front of Lufthansa airplanes at the Frankfurt Airport on October 21, 2014 in Frankfurt am Main, Germany. Vereinigung Cockpit, the labor union that represents the pilots, launched the two-day strike yesterday that has been expanded from short and medium-distance flights on the first day to long haul flights today, affecting over 100,000 passengers. This is the seventh strike by Lufthansa and Germanwings (a Lufthansa subsidiary) pilots this year as the union attempts to maintain the Lufthansa pilots' early retirement guarantee, a benefit that Lufthansa is trying to cut. (Photo by Thomas Lohnes/Getty Images) 12:"Getty Images
Kompania ajrore gjermane “Lufthansa” për shkak të grevës dy ditore të pilotëve, ka anuluar edhe për ditën e sotme, e enjte, 912 fluturime.
Gjatë dy ditëve të grevës, “Lufthansa” ka anuluar gjithsej 1.800 fluturime, ku kanë pësuar 215.000 pasagjerë. Që nga muaj prill kjo është greva e 14-të me radhë e pilotëve për shkak të mosmarrëveshjeve me stafin drejtues të kompanisë rreth rrogave.
Ndikimi i grevës të premten mund të jetë më i kufizuar, sepse kjo do të ndikojë vetëm në fluturime të shkurtra. Lufthansa ka thënë se do të publikojë deri në mes të ditës së sotme një plan të përditësuar për fluturimet e ditës së nesërme. Pilotët hynë në grevë për shkak të kundërshtimeve rreth rrogës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































