LAJMI I FUNDIT:

Luftërat hibride: historia, gjendja dhe bazat e kundërveprimit

Luftërat hibride: historia, gjendja dhe bazat e kundërveprimit
Ilustrim

Haqif Mulliqi dhe Agim Musliu

Abstrakt: Objekti i hulumtimit tonë ka të bëjë me metodat “hibride” të ballafaqimit që tashmë ka marrë edhe emërtimin e duhur – Luftë Hibride. Subjekti i këtij hulumtimi është struktura e ballafaqimit “hibrid” dhe ndryshimi të kësaj lufte që dallon rrënjësisht nga e armatosura. Punimi i rishikimit të kësaj çështjeje analizon përbërësit kryesorë të veprimeve të luftës hibride duke u bazuar edhe në analizën e përvojës historike për të konkluduar se këto qasje kanë rrënjë të thella historike. Shembuj të veprimeve të “luftës hibride”, siç tregohet nga analizat historike, mund të gjenden, madje, që në luftërat e shekujve XVI dhe XVII. Këtu vlen të përmenden veprimet e udhëheqësve të shteteve anglo-saksone të cilët në praktikën e tyre ishin shtete të cilat më së shumti dhe në mënyrë më efikase e zhvilluan këtë luftë. Për këto arsye, qasja sistematike bashkë me parimet e historicizmit si dhe objektivitetit të punimit tonë, mbi luftën hibride, u zgjodhën si baza metodologjike e hulumtimit. Përdorimi i një qasjeje të këtillë, sistematike, e metodave të dekompozimit dhe analizës krahasuese, na e ka bërë të mundshme që, në një kompleks, të merren parasysh çështjet e organizimit të operacioneve ushtarake “hibride” (në një terminologji tjetërfare: “luftë jo tradicionale” ose edhe “luftë difuze”). Për këtë qëllim, punimi ynë ka përdorur metoda të analizës si dhe përgjithësimit krahasues historik. Bazën e burimit të këtij hulumtimi e përbëjnë edhe dokumente historike që janë në domenin publik, por edhe materiale të tjera sqaruese. Bazuar në analizën e përvojës së zhvillimit të luftërave dhe konflikteve të armatosura në botë, janë arritur përfundimet të qarta se: kërcënimet e veprimeve të luftës hibride janë një kërcënim permanent, sot si dhe për të ardhmen e parashikueshme. Studimi ynë arrin tek përfundimet se është e nevojshme të sigurohet gatishmëria e shteteve demokratike, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e Evropës Perëndimore të jenë, gjithmonë të përgatitura për të kundërshtuar kërcënime të tilla. Këtu mund të bëhen përshkrime qasjesh së mundshme të organizimit të kundërveprimit ndaj armiqve të “ri” në një luftë të “re”.

Fjalët kyçe: perspektivat e konfrontimit hibrid, ndikimi i veprimeve hibride, përmbajtja e luftës hibride, konfrontimi ndërshtetëror, retrospektiva historike, luftërat hibride, tiparet e luftës moderne, operacionet moderne ushtarake , kundërveprimi ndaj veprimeve hibride, abstraktet e sigurisë ndërkombëtare, etj.


Krijimi i baraspeshave dhe njësimi i barazisë

Viteve të fundit, është intensifikuar dukshëm debati mbi zbatimin e parimeve të të ashtuquajturave luftëra hibride si një nga mënyrat e reja të konfrontimit ndërshtetëror. Ekzistojnë disa përkufizime të kësaj forme të konfliktit të armatosur. Një prej tyre është edhe ai se: lufta hibride është veprimi armiqësor në të cilin pala sulmuese nuk përdor pushtim klasik ushtarak, por e shtyp kundërshtarin, duke përdorur një kombinim të operacioneve të fshehta, të sabotimeve nga fusha e medieve dhe të teknologjisë, duke u nisur, që nga lufta kibernetike dhe mbështetja e kauzave të caktuara që veprojnë gjithandej.

Nëpër vende të ndryshme të botës përdoren shumë përkufizime mbi atë se çfarë, në fakt, është lufta hibride? Një definicion që ndeshet shumë shpesh edhe në forumet shkencore edhe në literaturë, apo edhe brenda doktrinave ushtarake, pak a shumë na shpie tek përkufizimet e mëposhtëm:

Lufta hibride është një kombinim i veprimeve të hapura dhe të fshehta ushtarake, të provokimeve dhe sabotimeve, e kombinuara me një mohim të përfshirjes vetjake, gjë që komplikon shumë një përgjigje të plotë ndaj tyre[1].

Ndërsa, sipas John Bokel, lufta hibride interpretohet edhe si:

Përdorim i mjeteve ushtarake dhe jo-ushtarake në një fushatë të integruar që synon arritjen e befasisë, kapjen e nismës dhe fitimin e përparësisë psikologjike duke përdorur aftësitë diplomatike; operacione në shkallë të gjerë dhe të shpejtë, operacione elektronike, mediatike dhe kibernetike; mbulimi dhe fshehja e veprimtarive ushtarake dhe të inteligjencës së kombinuara me presionin ekonomik.[2]

Janë shumë studiues dhe ekspert ushtarak të cilët, në mënyrë të hapur ia kanë atribuuar Rusisë shpikjen dhe përparësinë e zbatimit praktik të kësaj forme të veprimit ushtarak, duke paraqitur këtë shtet si, jodemokratik dhe si një sajues dhe apologjetin kryesor për këtij lloj ballafaqimi luftarak. Për ta konfirmuar këtë mendim, mund të propozohet analizimi i historisë së zhvillimit të të gjithë përbërësve të veprimit hibride si forcë me qëllime të kufizuara mbi informacionin dhe ekonominë, mbi bazë të së cilës mund të formulohet një përfundim gjithëpërfshirës në lidhje me zhvillimin dhe perspektivat e kësaj forme të konfrontimit ndërshtetëror.

Luftës hibride, sot, mund t’i qasemi si një dukurie cila paraqet ndryshime socio-kulturore si dhe epistemologjike të praktikumit të nocionit luftë, gjegjësisht të konfliktit konvencional të armatosur. Ashtu sikurse edhe gjithçka tjetër në natyre që e synon krijimin e baraspeshave të njësimit dhe të barazisë, si parakusht për krijimin e një harmonie dhe të stabilitetit të përgjithmonshëm, po ashtu edhe lufta, gjatë zhvillimit të saj e ka arritur një nivel të baraspeshimit të një numër i madh i kundërshtarëve, pavarësisht nga madhësia materiale dhe fuqia.

Lufta hibride nuk është ndonjë koncept i ri, pasi që shtetet dhe agjencitë e tyre në të kaluarën janë shfrytëzuar teknika subversive të ngjashme si sotmes dhe me mjete të ngjashme. Për shembull, KGB-ja[3] i ka shfrytëzuar dezinformimet dhe propagandën të asaj që quhet luftë asimetrike, gjatë periudhës së gjatë të Luftës së Ftohtë. Këtë ia kanë mundësuar kufijtë e mëdhenj të ish-Bashkimit Sovjetik duke përfshirë në proces, shumë vende, shumë shtete dhe shumë popuj që kishin rënë në sferën e saj të ndikimit. Njëjtë ka vepruar edhe CIA[4] veçanërisht në fushata për pengimin e zgjerimit të komunizmit në ShBA.

Sot, me zhvillimin e jashtëzakonshëm të teknologjisë bashkëkohore dhe të botës digjitale, përmes shfrytëzimit të Hapësirës Kibernetike është bërë e mundshme të bëhen manipulime të ndryshme për zgjerimin e propagandës.[5] Ndërsa, lufta hibride me bashkimin e teknikave konvencionale, luftarake, si dhe të teknologjisë jokonvencionale me metodat konvencionale, faktikisht, e ka krijuar një gjeneratë të re, mbisunduese, të mjeteve me te cilat, ngadalë, por qartë bota do të ballafaqohet edhe për një kohë shumë të gjatë.

Lufta hibride e ka bërë të ditur se, nuk është e thënë që, një konflikt, gjithmonë shpie deri në një luftë të hapur dhe të armatosur. Madje, nuk është e thënë që, një konflikt, gjithmonë të provokojë luftë, paçka se lufta, ndodh si rezultat i ekzistimit të përleshjeve dhe konflikteve.

Nëse akëcili nocion do të definohej qartë dhe në një mënyrë të ndarë, atëherë, nuk është e vështirë që formulohet ajo që e përcakton një konflikt sot, në fakt, është lufta hibride, e cila e paraqet vetëm një lloj kombinimi të mundësive të qasshme, sikurse edhe çdo hibrid tjetër.

Gjithçka që është e përfshirë në luftë krahas armëve konvencionale; jokonvencionalia si (mjeti më i shpeshtë i kërcënimit, i detyrimit dhe i shpërqendrimit), Cyber operacionet (CO), presionet ekonomike, mediale dhe politike, migrimet, etj., mund të konsiderohen të jenë një mbështjetje logjistike e operacionit luftarak, gjegjësisht të operacionit të armatosur dhe të veprimeve ushtarake.

Luftë hibride, është nocioni më gjithëpërfshirës që është përdorur deri më sot në lidhje me këto veprime, ngase, me globalizmin, tashmë, është zgjeruar evolucioni i luftës, duke kaluar, nga fusha e betejës, ku, taktikat dhe asimetria e dinakërive luftarake kanë ndryshuar në forma të tjera shumë të sofistikuara. Për këtë arsye, përfundimi i betejave dhe i luftërave, sot, përcaktohet, nga veprimet tjera, ku fjalën kryesore e ka lufta hibride, duke u zgjeruar, nga konfliktet në të cilat kanë qenë të përfshira dikur vetëm ushtarët, tek krijimi i efekteve globale në shoqëritë e ndryshme ndërkombëtare, si dhe tek institucionet më relevante të tyre.

Për këtë fenomen mund të flitet, ta themi, edhe për rastin e ndërmarrjes së fushatës 78 ditëshe, të bombardimeve të caqeve ushtarake serbe nga ana e Aleancës Euroatlantike (NATO-s), e që ishte në një ndërmarrje shumë serioze, humanitare dhe ushtarake dhe jokonvencionale për ta parandaluar asgjësimin e shqiptarëve të Kosovës nga regjimi gjenocidial i Beogradit. Lufta 78 ditëshe e NATO-s kundër Serbisë, ngërthen brenda vetes një varg elementësh të cilët ndërlidhen pikërisht me luftën hibride. Në veçanti me konsumimin mediatik të arsyeshmërisë së këtyre sulmeve duke krijuar opinione pozitive tek qytetarët e vendeve demokratike, të pamësuar me veprime të këtilla të Aleancës Atlantike deri atëherë si dhe përdorimin e armëve tjera, jokonvencionale, të cilat e detyruan Serbinë që të kapitullojë.

Struktura e “luftës hibride” dhe historia e zhvillimit të përbërësve të saj

Ekziston një tregim biblik në të cilin Davidi e mposhtë Goliatin me gurët që i nxjerr nga një “arma” baritore e që, të thuash, në mënyrë të vazhdueshme përmendet si shembull i fitores të të dobëtit dhe të shtypurit ndaj të fuqishmit dhe shtypësit. Kjo fitore e Davidit interpretohet edhe si suksesi i së resë dhe përparimtares ndaj të vjetrës. Përparësia e Davidit në të planifikuar, shkathtësia dhe dija, ishin elementë kryesor me të cilët ai e mposhti varshmërinë ndaj Goliatit, apo ndaj fuqisë së trembshme që kishte ai, ndaj trishtimit dhe armatimit të rëndë që posedonte. Kështu Davidi u shndërrua në simbol të të vegjëlve për liri. Shembuj të këtillë ka nga historia shumë.

Mirëpo, në kohën tonë, shprehja luftë hibride u fut në narrativen e përditshme nga viti 2005, ndërsa, më pas nisi të përdoret për përshkrimin e strategjive të cilën e përdori organizata terroriste, Hezbolah, ta themi, në luftën kundër Izraelit në vitin 2006. Që atëherë, nocioni ,,hibrid“ ka krijuar një lloj dominimi në diskutimet mbi luftërat bashkëkohore si dhe ato që priteshin të ndodhnin, deri në çastin kur këtë nocion e “përvetësuan” liderë shumë të lartë ushtarak, në Rusi duke e promovuar këtë luftë si bazë të strategjive moderne ushtarake. Ky nocion aktualizohet në përpjekjet për ta arritur të kuptuarit të një revolucioni ushtarak mbi mënyrat e të udhëhequrit të luftës, me ç’rast, teoritë e deritanishme ushtarake u treguan të paafta që ta përcjellin dinamikën e ndryshimit të natyrës së luftërave që po ndodhin sot.

Kështu, sot, hibriditeti mund të konsiderohet pronë e çdo lufte, pasi palët kundërshtare, domosdoshmërisht, përpiqen që të përdorin të gjitha forcat, mjetet dhe metodat e luftës që ato i kanë në dispozicion. Koncepti i “hibriditetit” pasqyron ndryshime të rëndësishme në natyrën e luftërave moderne, të cilat janë të ndryshme edhe me veprimet ushtarake, veçanërisht kur në konflikt është i përfshirë një shtet me teknologji të lartë.[6]

Karakteristikë e rëndësishme e luftërave moderne është multidimensionaliteti i tyre, i cili e përfshin një kombinim të ndikimit të informacionit, të ushtrisë, të financave, të ekonomisë si dhe ndikimin diplomatik, në kohë reale, në një luftë hibride, me ç’rast faktorët e fërkimit dhe të konsumimit të saj shfaqen më ndryshe, gjë që kërkon të kihet parasysh edhe zhvillimi i strategjive për konfliktet moderne.[7]

Ekziston një definicion mjaft i mirë i cili pretendon që ta përkufizojë atë se, çfarë, në fakt, dhe si zhvillohen luftërat moderne:

Konfliktet ushtarake hibride janë aktivitete luftarake të një natyre jo klasike me pjesëmarrjen në luftime të formacioneve të armatosura të aktorëve jo-shtetërorë, përfshirë terrorizmin ndërkombëtar, ndërmarrjet ushtarake private, të cilat karakterizohen nga një përkatësi e paqartë kombëtare dhe ideologjike, janë plotësisht shumëdimensionale.[8]

Sipas kësaj, raporti i metodave ushtarake dhe jo-ushtarake të veprimit të përdorura nga palët në konflikte tashmë kanë ndryshuar. Mjetet jo-ushtarake të dhunës në një luftë hibride, veç tjerash e përfshijnë diplomacinë tradicionale dhe publike, atë ekonomike ligjore, aspektet ideologjike-psikologjike, ato informative, humanitare, të inteligjencës, të teknologjisë si dhe disa instrumente të tjerë të ndikimit. Një strategji e zgjedhur në mënyrë korrekte lejon të arrihet një efekt akumulativ, sistematik nga përdorimi i një kombinimi të të gjitha këtyre fondeve. Këtu, një rol të rëndësishëm luajnë masat strategjike psikologjike që synojnë sigurimin e mbështetjes dhe bashkëpunimit me vendet miqësore dhe neutrale, si dhe dobësimin e vullnetit për të bërë luftë dhe potencialin e shteteve armiqësore.

Kundërshtimi i efektivitetit të strategjive hibride të luftës

Që nga fillimi i shekullit XXI, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja i kanë kushtuar vëmendje serioze studimit të luftërave hibride dhe strategjive të tyre. Duke pasur parasysh shumëdimensionalitetin e konflikteve, udhëheqësit ushtarakë dhe politikanët perëndimor janë nisur nga premisa se, duke pasur parasysh rolin themelor të forcave të armatosura për një konfrontim të suksesshëm kundër armiqve, shtetet që përbëjnë NATO-n duhet të ndërthurin përpjekjet e qeverive të tyre, të ushtrive dhe agjencive të inteligjencës nën kujdesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kuadrin e një “strategjie gjithëpërfshirëse ndër-departamentale, ndërqeveritare dhe ndërkombëtare” të përdorimit të metoda të presionit politik, ekonomik, ushtarak dhe psikologjik ndaj armiqve. Kjo do të thotë se, sipas kësaj, lufta hibride shihet si një lloj i ri i konfrontimit ndërshtetëror që bazohet në përdorimin e kombinuar të mjeteve konvencionale, të parregullta dhe asimetrike, të gërshetuara edhe me analizimin e vazhdueshëm të konflikteve politike dhe ideologjike gjithandej nëpër botë.[9]

Në të njëjtën kohë vihen re, gjithashtu edhe strategjitë si dhe kundër-strategjitë që janë duke u zhvilluar për të kundërshtuar dhe neutralizuar efektivitetin e strategjive hibride të luftës të zgjedhur nga armiku. Është karakteristike që, sipas autorëve të Fjalorit Anglez Collins (FAC), frekuenca e përdorimit të konceptit të “kundër-strategjisë” në kërkimet shkencore ushtarake, që nga viti 1936 (pra që nga fillimi i Luftës Qytetare në Spanjë) deri në fillim të mijëvjeçarit të tretë mbeti shumë e ulët. Por, që nga viti 2006, përdorimi i këtij emërtimi është rritur dukshëm.[10] Mund të supozohet se kjo dukuri, ndër të tjera, shoqërohet me një rritje të theksuar të numrit të studimeve të strategjive të luftës hibride, të cilat, për shkak të shumëdimensionalitetit të tyre, e përfshijnë brenda vetes edhe përdorimin kompleks të disa llojeve të veprimeve kundër armikut: ku, një rol të veçantë llojeve që u përmendën, tashmë, vend të rëndësishëm zënë, aspekti informativ dhe propagandistik i luftës si dhe hapësira kibernetike që shfrytëzohet në konflikt. Në të njëjtën kohë, veprimet e forcave të armatosura, duke mos e pasur funksionin e dikurshëm, e bartin vetëm një pjesë të konfrontimit me armikun. Meqenëse strategjitë formohen në bazë të shumë faktorëve të ndryshëm, kjo e ka përfshirë nevojën për të zhvilluar dhe zbatuar një gamë shumë më të gjerë të strategjive dhe të kundërmasash me një përdorim të integruar sinergjik të burimeve që vijnë nga fushat e ndryshme të konflikteve kanë ndodhur apo edhe që janë duke ndodhur.

Në luftën hibride përdorimi i hapur i luftës shumë shpesh bartet në fazën përfundimtare të konfliktit, me qëllim që t’i shfrytëzojë ligjet ekzistuese si dhe rregullatorët e kombinuara për operacione paqësore si dhe për operacione që i drejtojnë krizat e ndryshme. Ky është një tregues i rëndësishëm i cili e kërkon një modifikim kualitativ të treguesve të cilët e përcaktojnë gjeneratën e re të konflikteve pushatake si dhe strategjitë e tyre:[11]

E para, përmes të realizimit të synimeve për kalim nga modeli linear i luftës në atë jolinear, të bazuar në përdorimin e veprimeve të panivelizuar asimetrike, e që e mundëson atë, që, për shkak të ndikimit të kufizuar, arritjen e rezultateve të rëndësishme dhe shpesh strategjike, dhe,

E dyta, këtu bëhet edhe ndryshimi i elementëve të cilët e formësojnë sistemin i cili e përcakton përmbajtjen e vetë filozofisë së luftës rata si përbërëse humanitare të doktrinës luftarake. Në kushtet kur lufta hibride kundër Kosovës po shndërrohet në një dukuri të përditshme duke e kërcënuar edhe ekzistencën e vendit tonë, është, mëse i domosdoshëm përgatitja për ballafaqim me kërcënimet e tipave të reja të luftës, gjë që do të jetë e varur nga aftësia e aftësive të kësokohëshme të njohurive të reja dhe të avancuara mbi luftën (hibride) dhe, në bazë të këtyre, të bëhet përcaktimi i strategjisë së shtetit për këto çështje, në përgjithësi, e në veçanti të strategjisë në zhvillimin e forcave ushtarake të Republikës së Kosovës.[12]

Mediet e reja dhe komunikimi në të njëjtin vend ku publikohen materialet

Lëkundjet që ndodhin në një vend që sulmohet nga operacionet e luftës hibride, janë ato që e japin kombinimin kryesor të strategjive të shkatërrimit të sistemit të një vendi. Ky kombinim i strategjisë së shkatërrimit dhe i sfilitjes bazohet, kryekëput, tek mekanizmat të forcimit gradual dhe ato të shfrytëzimit të gjendjeve kritike ashtu që të shfrytëzohet edhe në situata rastësore e vendit viktimë.

Këtë gjendje është duke e kaluar Kosovë, në veçanti pas fillimit të proceseve gjyqësore, politike, në Hagë, “sponsori” kryesor i të cilit proces janë, padyshim, Serbia dhe Rusia, e ndonjë shtet tjetër. Kjo është një ngjarje që shkaktoi një tronditje të paparë në jetën politike dhe publike në Kosovë, duke u krijuar pozicion të favorshëm kundërshtarëve të shtetit të ri, e me ç’rast u përdorën strategji të përpunuara të luftës hibride kundër Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Sipas studiuesit Rod Thorton, në fuqinë dhe intensitetin e luftës hibride, rol të veçantë zë propaganda, ndaj dhe, ndihmesë të jashtëzakonshme në fushatat qyq ndodhin kanë dhënë, përdorimi i fuqishëm dhe intensiv i medieve të reja të cilat kanë mundësuar depërtimet e një shteti tek publiku i shtetit tjetër, atje ku, dikur nuk ka mundë as të paramendohet se mund të ndodhë një gjë e tillë.[13] Por, para se të flasim për atë se cili është roli dhe funksioni i këtyre medieve në luftën hibride, fillimisht të flasim pak mbi vetë konceptet teorike të kësaj medie!

Zhvillimi i kanaleve informative si dhe i atyre të komunikimit kanë ndikuar që sistemi media të ndryshojë një mënyrë të dukshme. Zhvillimin i teknologjive të internetit në sferën mediale është shfaqur përmes konceptit të atyre që sot i quajmë “medie të reja”, e që është karakteristika kryesore e medieve elektronike. Mediet e reja që janë zhvilluar nga fundi i shekullit XX edhe sot janë të përhapura gjerësisht ndërsa nga mediet digjitale dallojnë për karakteristikat e ndryshme që kanë në aspektin teknik, publik si dhe zhanror. Natyrën e medieve të reja si dhe rolin e tyre në shoqëritë bashkëkohore, në studimet e tyre i kanë trajtuar studiuesit eminent të kësaj fushe si, M. Castells, M. Parks , L. Manovich dhe shumë autor të tjerë. Hulumtuesit e përmendur, në lidhje me rolin e medieve të reja, e kanë bërë analizën e gjendjes në shumë shtete të ndryshme, për të konstatuar se jo tek të gjitha ato vende, niveli i funksionimit të medieve të reja, në fakt e ka një shkallë të ulët të zhvillimit. Një niveli i ultë i zhvillimit të këtyre medieve është i qartë edhe në analizat dhe hulumtimet që janë bërë në Kosovë e në Shqipëri.

Në mediet tradicionale (i quajmë edhe të vjetra) për komunikim me publikun janë shfrytëzuar platformat e palëve të treta, siç janë shtypshkronjat, telefoni, mbledhjet, etj. Ndërsa, në mediet e reja komunikimi zhvillohet po në të njëjtin vend ku publikohen materialet e caktuara.

Dialogu përmes internetit është një formë dalluese e komunikimit, ngase i jep mundësitë e të komentuarit, dretëpërsëdrejti në një ueb faqe apo platformë tjetër të komunikimit. Faktor tjetër i rëndësishëm i medieve të reja ka të bëjë me mundësinë e distribuimit të menjëhershëm të informacionit si dhe ofrimi i mundësisë për qasje të shpejtë të publikut për komunikim më materialin e publikuar. Duke iu falënderuar mundësive teknike të rrethit digjital, autorët, sot, i bëjnë publikimet e materialeve të përgatitura, madje, duke i kapërcyer algoritmet të cilat ekzistojnë tek mediet tradicionale. Për shembull, në ueb-faqe, teksti mund të botohet edhe pa redaktim, pa korrektim të tij, pa lekturë e madje edhe pa mundësinë e verifikimit të fakteve, por nivelin e komunikimit e ka të qartë dhe të formësuar.

Mediet e reja, për dallim nga ato të vjetrat, nuk kanë frikë që ta bëjnë tërheqjen e një teksti dhe ta përmirësojnë atë material që njëherë edhe është publikuar gjë që nuk ishte e as nuk është mundësi objektive tek mediet e vjetra. Verifikimi i vëmendshëm i fakteve, gabimet stilistike, ato sintaksore dhe të drejtshkrimit të cilat përdoren në gazetarinë tradicionale në mediet e reja janë zëvendësuar me urgjencën e shpërndarjes së një përmbajtjeje të caktuar. Megjithëkëtë, këto metoda të përhapjes së informacioneve kanë shumë përparësi. Me shpërndarjen e shpejtë të informacioneve, publiku e ka rastin që, aty për aty, ta fitojë qasjen për tek një material i caktuar, gjë që, madje, mund të bëhet edhe shumë shpejtë e shumë lehtë, edhe përmes një pajisjeje mobile.

Nëse në fillim të shekullit XXI mediet e reja ishin të fokusuara tek interesimet e publikut, sot, prodhuesit e medies i marrin parasysh veçoritë e lexuesve të cilët janë mësuar që të njihen me lajme në mënyra shumë të shpejtë, në kohë reale, madje, qoftë përmes telefonave të mençur, të cilët bartën në xhep apo edhe ndonjë pajisje tjetër.

Publiku i medieve të reja në mënyrë të domethënshme dallon nga publiku të medieve tradicionale për shkak të specifikës së distribuimit të përmbajtjeve dhe shpejtësisë së këtij distribuimi për çfarë mediet e reja e shfrytëzojnë, në mënyrë shumë të efektshme, Internetin. Gjithashtu ato dallojnë edhe nga shkaku se, publiku, ka gjasë, të jetë aktiv në komunikim, paçka se ai publik është, faktikisht i fragmentuar. Kjo mund të sqarohet aspektet e interaktivitetit dhe të mundësive të reagimeve në informacione, të cilat i mundësojnë, pikërisht, ë mediet e reja duka ua mundëson konsumuesve të lajmeve, ta themi, që t’i prezantojnë aftësitë e tyre gjë të cilën nuk kanë pasur mundësi t’i shpërfaqin, publikisht, më parë.

Zhvillimi në sferën mediale, sot, ndër të tjerat, ndodhë nga shkaku i nevojave të publiku i cili përpiqet që t’i ndjek në hapë zhvillimet e këtyre medieve. Për shembull, përdorimi i indo-grafikave që e tregojnë përmbajtjen e një forme të qartë vizuale apo edhe përhapja e lojërave dhe e testeve në mediet moderne, ndërlidhet me nevojat e reja të publikut. Studiuesit bashkëkohor të teorisë së medies, kryesisht, pohojnë se konsumuesit e lajmeve medieve të reja u drejtohen në tri raste:

I pari – Ekzistojnë shfrytëzues të cilët, përditshmërisht i lexojnë lajmet në publikimet e caktuara apo edhe i shfrytëzojnë agregatorët e lajmeve në mënyrë që të njihen me situatën me lajmet përmes të cilave. Konsumentë të ngjashëm, , janë ata të cilët e përbëjnë pjesën më aktive të publikut të medieve të reja të cilët, në mënyrë aktive e bëjnë komentimin e materialeve, i ndajnë ato me miqtë si dhe e bëjnë publik mendimin e tyre mbi përmbajtjen e tekstit të caktuar, duke i shfrytëzuar këtu edhe rrjetet shoqërore.

I dyti – Një pjesë e caktuar e publikut në mënyrë të kohëpaskohshme u qaset lajmeve gjë që varet nga situata e përgjithshme në vend dhe në botë. Shumë hulumtues, këtë proces e kanë quajtur “qëllim i situatës” duke e precizuar se ky lloj i publikut mundet aktivisht të japë përgjigje tek “lajmet e nxehta” si dhe tek ato materia;e për shkak të cilave, rrethi i tyre diskuton brenda rrjeteve të caktuara (shoqërore) dhe jashtë tyre. Ky segment i përmbajtjeve konsumuese nuk e posedon një listë të publikimeve në të cilat thirren në mënyrë të vazhdueshme, porse, ekziston një segment i caktuar i medieve të cilave u besojnë.

I treti – lloji i tretë i lexuesve është një publik pasiv i cili këto medie i përdorë, kohëpaskohe, si një veprimtari e pavarur në Internet, dhe, duke mos qenë të përfshirë në ndonjë lloj të interkomunikimit. Kjo kategori, si burime të informacioneve i shfrytëzon komunikimet me miq, si dhe publikimet që dalin në rrjetet shoqërore: Facebook, Twiter, Instagram, etj. Publiku i medieve të reja nuk e pret publikimin e lajmeve të mbrëmjes apo edhe publikimeve të gazetave të mëngjesit, ngase, këtu, gazetarët janë aktiv dhe publikojnë në mënyrë të pandërprerë, ndërsa konsumatori i lajmeve, të vetmen gjë që duhet bërë është ajo që t’i përdorin mjetet teknike që i bartin këto lajme në mënyrë që të mund të njihen me përmbajtjen kudo dhe kurdo qoftë. Gjithashtu duke iu falënderuar sistemeve interaktive për krijimin e interaksionit me publikun, lexuesi, në mënyrë imediate e ka mundësinë që të përgjigjet në materialet e medieve të reja, e që shënon një dallim të jashtëzakonshëm me mundësitë e interaksionit në mediet tradicionale.

Komunikimi ndërmjet redaksisë dhe lexuesit në mediet e reja, tashmë, e ka arritur një nivel të ri, ngase ky komunikim zhvillohet në po të njëjtën platformë, e që, në një masë jashtëzakonisht të madhe, e thjeshtëson komunikimin. Lexuesi bashkëkohor, këtu, nuk ka nevojë që ta ndajë një kohë të caktuar për të lexuar lajme, siç ishte dikur, por, pa ndonjë problem mund të njihet me gjithë atë që ka ndodhur apo edhe që është duke ndodhur duke e përcjellë feed-in e rrjeteve shoqërore, apo qasje të shpejtë tek portalet dhe gazetat elektronike. Kjo do të thotë se, në rrjedhat e informacionit, nga ana e shfrytëzuesve të caktuar, blogerëve, medieve të ndryshme, një person mund t’i përzgjedh ato burime që janë në harmoni me botëkuptimet preferencat si dhe nevojat që ka ai. Me këtë është e ndërlidhur edhe një veçori tjetër e publikut të medieve të reja, e që, në fakt, ka të bëjë me feed-in e personalizuar, në të cilin lajmet puqen me preferencat tematike të një konsumatorëve të caktuar.

Kështu, mund të përfundojmë se, tipologjia dhe klasifikimi i medieve të reja që zuri fill nga fundi i shekullit i kaluar, tashmë ka pësuar ndryshime të numërta, ashtu siç ka pësuar ndryshime edhe publiku i medieve të reja.

Klasifikimi i medieve të reja

Klasifikimi i medieve të reja e përfshin në vete tipologjinë e medieve në Internet ku ato, janë të përshkruara sipas llojit të përmbajtjes së prezantuar, temës si dhe të orientimit gjeografik. Studiuesi i fushës së medieve të reja, Frank Hoffman, që në vitin 2000 e ka bërë propozimin e klasifikimit të medieve në internet në bazë të parimeve vijuese:

– të llojit të përmbajtjes (ueb shfaqet me lajme, autoriale dhe të përziera);

– të përkatësitë (mediet shtetërore, të pavarurat, ato në pronësi të grupimeve biznesore apo edhe të atyre politike);

– sipas lëndës (me orientime të ngushta, por që i mbulojnë shumicën e temave); dhe,

– relievit të distribuimit (ndërkombëtar, shtetëror, regjional si dhe mediet e reja në qytet).[14]

Edhe studiuesit tjerë nga fillimi i këtij mijëvjeçari, e kanë vënë re se ekzistojnë medie të reja që punojnë në mënyrë të pavarur apo edhe që janë kopje e mjeteve tradicionale e që e kanë një ngjashmëri të plotë të materialeve në gazeta dhe atyre në ueb faqe. Klasifikimet e këtilla janë, padyshim interesante nga pikëvështrimi historik, porse, zhvillimi i fushës së internetit i bënte jo të plota.

Ta përmendim se, në realitetin bashkëkohor të medies, ekzistojnë shembuj të shumtë mbi atë se, shumë medie elektronike u shndërruan në medie tradicionale, ndërsa, ky aspekt, të thuash, nuk është prekur fare në ndonjë analizë, serioze, studimore. Për shembull, ishin shumë gazeta të internetit që, para dy dekadave u kthyen tek botimi në letër, paçka se, para kësaj kishin punuar ekskluzivisht në Internet.

Me rastin e analizimit të llojeve të medieve të reja, duhet pasur parasysh aspektet klasifikuese të cilat, si të tilla janë përmendur në të shkuarën. Për shembull profesori dhe studiuesi i njohur i teorisë së gazetarisë, në studimin mbi luftën e Izraelit dhe të Hezbollahut nga viti 2006, i ka shkoqitur dhjetë shenjat kryesore, tipografike të mas medies që, sipas tij janë:

1. trupi,

2. autorësia,

3. frekuenca,

4. dizajni,

5. zhanret

6. prioritetet,

7. publikimet,

8. publik,

9. qëllimet, si dhe

10. programi i medieve.[15]

Ueb 2.0 e mundësoi krijimin e përmbajtjeve të reja

Në diskursin publik, viteve të fundit, nocioni luftë hibride shfrytëzohet në një kuptim shumë më të ngushtë: si sinonim për operacionet informative dhe fenomeni i lajmeve të gënjeshtra, e që na shpie tek medie si platformë ideale të aplikimit të luftës speciale, apo tek operacionet mediatike të luftës hibride.

Mediet e reja janë shndërruar në “armë” të luftërave moderne dhe kjo për shkak të përdorimit dhe të shpërndarjes së shpejtë të informacioneve. Interneti dhe teknologjia kanë përparuar në mënyrë të paparashikueshme, sidomos që nga viti 2006, kur u shfaq, së pari, platforma, e ashtuquajtur: Web 2.0[16] e cila ua mundësoi shfrytëzuesve që të krijojnë përmbajtje të cilat, deri atëherë, vetëm kanë mundur t’i konsumojnë e jo edhe t’i krijojnë vetë. Me këtë, individët mund të vendosin se çfarë është për ta esenciale dhe vetëm atë gjë ta konsumojnë. Por, jo vetëm se shfrytëzuesit e bëjnë konsumimin e asaj që duan, por, ata, njëkohësisht, mund t’i përdorin mediet (e reja) për krijimin dhe servimin e lajmeve të cilat janë në pajtueshmëri me mendimet dhe qëndrimet e tyre.

Faqet e medieve shoqërore përbëjnë një numër të pafundmë të bisedave. Rasti më interesant është ai i videos teorike pesë minutëshe në Web 2.0: Makinë jemi /na shfrytëzon (Web 2.0… the Machine is Us/ing Us), të cilin e ka vendosur antropologu i kulturës Michael Welsch më 31 janar të vitit 2007.[17] Deri më 12 maj të vitit 2008 ai video është shikuar 5.371.859 herë. Gjithashtu Welsch ka prodhuar tetë video të tjera në formë përgjigjes, duke filluar nga ato të shkurtat që zgjasin tridhjetë sekonda, deri tek më të gjatat, por të njëllojshme teoritikisht. Pikërisht, sikurse edhe për shënjimet tjera të kulturës bashkëkohore digjitale, është e mundshme që të gjenden shembuj të cilët i kanë paraprirë situatave të përmendura komunikuese. Për shembull, arti bashkëkohor mund të kuptohet si bisedë ndërmjet artistëve të ndryshëm apo edhe të shkollave të ndryshme artistike. Me fjalë të tjera, një artist/drejtim i përgjigjet punës të cilën e ka prodhuar, më herët, një artisti/lëvizje tjetër.

Modernizmi i është përgjigjur kulturës klasike të shekullit njëzet Jasper Johns dhe artistët tjerë të pop artit, të ekspresionizmit abstrakt, etj., siç është rasti me Jean-Luc Godard që i përgjigjet stilit holivudian të filmit narrativ, e kështu me radhë. Në frymën e YouTube-s, të mund të thuhet se Godar i ka vendosur video përgjigjet nëpër klipe të gjatë të quajtur “narrativ klasik i filmit” anipse, studimet holivudiane, nuk i janë përgjigjur atij, të paktën për tridhjetë vjetët në vijim.

Po ashtu, ndodhi që dominimi i realitetit digjital të sjellë deri tek ajo pikë që njeriu ta ketë krijuar, tashmë, edhe një varshmëri nga informacionet, duke mos pasur më përvojat e imediate karshi një realiteti, në kohë dhe në hapësirë, për jetën e vetë, ngase vendimet për sjellje tona, organizohen në bazë të asaj që shikojmë dhe dëgjojmë në medie.

Në fillim të këtij diskutimi, duhet ta vendosim vëmendjen tek dy tendencat kryesore të sistemit Web 2.0.:

E para është se në këtë dhjetëvjetësh kemi parë bartjen e shumicës së shfrytëzuesve nga procesi i përmbajtjeve të prodhuara nga një grup shumë më i vogël i profesionistëve drejt një numri gjithnjë e më të madh të tyre të cilët i qasen përmbajtjes së prodhuar nga shfrytëzuesit e tjerë; ndërsa,

E dyta ka të bëjë me rrjetin i cili, gjatë të nëntëdhjetave, para së gjithash ishte medium i publikimit, ndërsa, gjatë dekadës së parë të shekullit njëzetenjë gjithnjë e më tepër shkoi dhe u shndërrua medium për komunikim. Komunikimi ndërmjet shfrytëzuesve, duke pasur parasysh këtu edhe bisedat mbi përmbajtjet e prodhuara nga shfrytëzuesi, përveçse nëpërmjet të komunikimit me e-mail mund të zhvillohet edhe përmes “posteve, komenteve, kritikave, vlerësimeve, gjesteve dhe shenjave, zërave, shënjuesve, videove” të ndryshme.[18]

Mediet e reja mund t’i vështrojmë si ndonjë kanal përmes të cilit pjesë të lajmeve mund t’i shohim, në të njëjtën kohë, edhe si informacion, por edhe si mjet i propagandës. Një pjesë e medieve e krijon mundësinë për përhapjen e fakteve dhe të dokumenteve të taktikave të një armiku të caktuar, në nivele shtetërore apo edhe në ato ndërkombëtare. Kështu, faktikisht, bota i ka ndryshuar, në fondament, shumë prej shprehive dhe ritualeve të përditshme ndërsa, dretëpërsëdrejti në këtë ka ndikuar, pikërisht avancimi i teknologjisë.

Interneti, infrastruktura, pajisjet, softuerët, harduerët dhe aplikacionet paraqesin kombinimet më të mira që të ndikojnë tek njerëzit për t’i ndryshuar strategjitë e konflikteve si dhe të ndryshimit të fushëbetejave. Këto të arritura teknologjike kanë ndikuar që luftërat me të cilat ka qenë i mësuar njerëzimi të ndryshojnë rrënjësisht. Ato të dikurshmet, tashmë janë shndërruar në ngjarje irelevante për të ardhmen, por edhe për të tanishmen, ngase ato i kanë zëvendësuare në një masë bukur të mirë luftërat që zhvillohen përmes informacionit medial. Lufta informative është duke ndodhur çdokund në botë me variacione dhe qëllime politike, nacionale, të spiunimit, të njësive informative (sekrete) duke i futur këto në përdorim, me diskrecione që t’i shkatërrojnë kundërshtarët, armiqtë, racat tjera, por pa i përdorur fare armët konvencionale.

Sipas një doktrine zyrtare amerikane janë katër instrumente dhe burime të fuqisë nacionale të një vendi:

a) diplomacia publike,

b) informacioni,

c) ushtria, dhe

d) ekonomia.[19]

Çfarë është miti strategjik?

Lufta informative është definuar si sulm apo mbrojtje me qëllim shkatërrimin, shfrytëzimin, refuzimin e shfrytëzimin e sistemit informativ, pastaj e rrjeteve të caktuara informatike me qëllim të mbrojtjes nga ky lloj agresioni.[20]

Në botën bashkëkohore ekziston nevoja për mbrojtjen e resurseve nacionale të këmbimit të informacioneve, ngase, ato informacione mund të shkaktojnë konflikte politike si dhe aso të natyrës ekonomike të shteteve, e në fund të sjellin deri në kolapsim të marrëdhënieve ndërkombëtare. Shumë sisteme shtetërore në drejtimin e vendeve kanë krijuar varshmëri nga informacionet. Cilido dështim në punët standarde, bashkëkohore të sistemeve informative, të komunikimit përmes medieve të reja, mund të shkaktojë dëme të pariparueshme, sidomos në sektorët energjetike dhe të financave. Ruajtja e informacioneve të besueshme për shkak të zhvillimit të teknologjisë informative dhe mundësive të interferimeve manipulative të tyre është shndërruar në diçka, gjithnjë e më të vështirë nga fakti se sasia e informatave të gjeneruara, përditshmërisht shkon duke u shtuar. Ndaj, askush nuk mund të jetë garant se siguria e të dhënave të grumbulluara është e mbrojtur dhe e paprekshme. Në spiunimet që ndodhin në industri si dhe në llojet e ndryshme të operacioneve informative, teknologjitë bashkëkohore, shumë të avancuara, digjitale dhe post-digjitale, shfrytëzohen në mënyrë aktive, për vjedhjen e informacioneve të patentuara si dhe mbledhjes së të dhënave mbi konkurrentët. Burimi i kërcënimeve të ballafaqimit të informacioneve ndërmjet të grupeve të ndryshme shoqërore, si dhe shteteve e ka për qëllim që ta shfrytëzoj një ndikim edhe më të madh ndaj shoqërisë.

Luftërat psikologjie, informative, zënë fill edhe ndërmjet partive politike dhe të organizatave të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe ato terroriste. Organizatat të cilat i synojnë qëllimet e këtilla ndikojnë tek vetësija e njerëzve duke përdorur manipulime të ndryshme. Për “përpunimin” e vetëdijes përdoren sasi të vogla të informacioneve të vërteta të cilat, nëse vendosen mirë, e ndërtojnë piramidën e tërë në një strukturë të gënjeshtërt. Ky konstruksion e ka emrin mit strategjik. Kjo strukturë, gjatë aplikimit të sajë e bënë të mundshme që, percepcioni holistik të zëvendësohet me format të fragmentarizuara me shikime të rrejshme dhe të shtrembëruara. Lufta përmes informacioneve mundëson që të vihet kontrolli mbi njerëzit, por, vetëm atëherë nëse një shoqëri i është nënshtruar ndikimit të informacioneve të reja.

Shumë vende i mbikëqyrin dhe testojnë qëndrimet e veta nëpërmes anketave të ndryshme dhe takimeve me politikanë, në mënyrë që ta ngacmojnë besimin e grupimeve të ndryshme të popullatës. Të gjitha informacionet e mbledhura ua mundësojnë atyre që t’ia përshtatin propagandën të ardhmes dhe t’i vendosin njerëzit në valë të njëjta. Analiza e rrezikut të luftës së informacioneve, në të cilën ndikimin kryesor e udhëheqin mediet e reja, duhet zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme dhe pa pushim. Për shembull, ekspertët amerikan e kanë bërë rekomandimin që të organizohen konferenca informative: krijimi i qendrave për luftë informative pranë kabinetit të presidentit në mënyrë që, aty për aty, të koordinohen aksionet që janë të nevojshme të ndërmerren, në bashkëpunim me ministritë e caktuar, për të vepruar në rast të ndonjë kërcënimi, si dhe të vlerësohen dobësitë në infrastrukturën mbrojtës, në kuadër të luftës hibride, dhe ta përshtatet niveli i sigurisë në shkallën më të lartë, duke i parashikuar edhe momentet e mundshme kritike.

Mediet e reja, siç janë rrjetet shoqërore, ndonjëherë janë mënyra më e mirë për luftë informative. Për këtë arsye, rrjetet shoqërore mund të definohen si platforma për komunikim interaktiv të individëve apo grupeve për shpërndarje, këmbim, diskutim dhe komentim të përmbajtjeve të caktuara, me qëllime të ndryshme.[21] Komunikimi virtual e sjellë atë që, secili individ mund të jetë një ushtarë në luftën e informacioneve e cila zhvillohet përmes medieve të reja. Forenzika Shoqërore e Medies (FSM) është një terminologji e re e cila mund të definohet si kolektiv i informacioneve nga cilido softuer apo edhe ueb faqe në internet tek të cilët mund të kihet qasje. Për pjesën më të madhe të popullatës sot, globalisht, janë të njohura aplikacionet e ndryshme si dhe rrjetet shoqërore siç janë: Facebook-u, Instagram-i, Twiter-i, blogoët e shumtë, YouTube, Skype, Viber, WatsUp, e të tjerë.

Sipas Dr. Ivan Goldberg, janë treguesit e hulumtimeve të Global Web Index (GWI) të cilat tregojnë se, në muajin prill të vitit 2019-të, mëse gjysma e popullatës në botë, e ka shfrytëzuar Facebook-un, e që do të thotë se, çdo i dyti person e cila ka qasje në internet është shfrytëzues i rrjeteve shoqërore.[22]

Nëse kihet parasysh se një numër kaq i madh i njerëzve tubohet përreth një gjëje krejtësisht virtuale, thotë Goldberg, s’do mend se, atëherë, ekzistojnë edhe njerëz që kanë dëshirë të përfitojnë nga kjo rrethanë.[23]

Ky e përkujton edhe atë se, Franjo Tugjman, kryetari i parë i Republikës së Kroacisë, që në vitin 2008 e kishte theksuar atë se si, përvoja e deriatëhershme i kishte mësuar kroatët se krijimi i një hapësire krejtësisht të re informative të dijes publike globale e kishte për pasojë edhe shpërndarjen e fuqisë në hapësirën globale: në vend të fuqive kombëtare, regjionale apo edhe lokale që e shpërfaqin forcën e tyre globale.[24]

Në këtë hapësirë veprojnë lojtarë global, me vlera globale (të teknologjisë, të informacionit, të tregut, të lëvizjes së lirë së njerëzve, të të mirave, të financave të drejtave bashkëkohore të lirisë së njerëzve e të tjera). Këto ndryshime globale në hapësirën e dijes publike për pasojë e kanë edhe ndryshimin e konfigurimit të dijes së përgjithshme shoqërore, e cila do të riorganizohet duke shfrytëzuar po të njëjtën infrastrukturë.

Numri i madh i informacioneve të cilat shfrytëzuesit i kanë lënë në rrjetet shoqërore apo përmes ndonjë kanali tjetër të medieve të reja janë shfrytëzuar në mënyrë masive nga palët e interesuara, nga hajdutët e deri tek shërbimet sekrete. Kështu janë zhvilluar të tjera probleme siç janë: përcjellja e njerëzve, spiunimet, plaçkitjet, pornografia e fëmijëve, shpërndarje ilegale e medies, dhe kështu me radhë. Shi për këto është paraqitur edhe një term tjetër që është: Investigimi përmes medieve shoqërore, i cili shënon mbledhjen dhe manipulimin me informacione për nevojat e ndonjë kauze të caktuar

Në këtë mënyrë është krijuar nja bazament i fortë në luftën pirr informacione, e që do të thotë edhe në një luftë hibride.

Në këtë kuadër, informacionet publike mund të definohen si informacione të qasshme të cilat, në harmoni me ligjet në fuqi, akëcili prej nesh mund t’i kërkojë dhe t’i rrjepë.

Në këtë kuptim, profesori John Pavlik, në studimin e tij Understanding the Impact of New Media on Journalism e thekson se ekzistojnë gjashtë tipa të ndryshme të luftës informative të cilat mund të kategorizohen për nga natyra e operacioneve:

1. Të luftuari e mbështetur tek inteligjenca e qëllimi i së cilës është t’i përkrahin format tjera të sulmeve në mënyrë që të mbledhin, shfrytëzojnë dhe të mbrojnë informacione;

2. luftën elektronike – pra, atakimi përmes komunikimit në mënyrë që përqendrimi bëhet tek dërguesit e informacioneve (radio-elektronike) si dhe formatet (kriptografike);

3. luftës psikologjike – që e ka për qëllim ta bëjë sulmin mbi dijen e njerëzve;

4. lufta përmes hakerëve – që e ka për qëllim Infrastrukturën Globale të informacionit;

5, lufta informative, ekonomike – që e ka për qëllim ta kontrollojë ekonominë përmes ndonjë informacioni të caktuar;

6. Luftës kibernetike – që i përbashkon forma shumë abstrakte të terrorizmit, simulimin dhe kontrollimin e realitetit.[25]

Koncepti i luftës hibride në sistemin mediatik, është një sistem në të cilin ndërthuren, shpesh, mediet e reja dhe ato tradicionale, ndërsa, pjesëmarrësit në këto luftëra ndodhen të kyçur në marrëdhëniet e ndërlikuara të rrjedhave të përmbajtjes. Lufta hibride mediatike, sipas James Chadwick, për të cilën ky studiues fletë më gjerësisht tek studimin e tij: Politics in the Age of Hybrid Media: Poëer, Systems, and Media të botuar në New York në vitin 2016, ku, mediet tradicionale dhe ato të reja përshkruhen të jenë akterë të ndërthurur në marrëdhëniet e ndërlikuara ndërmjet rrjedhës së përmbajtjeve të sistemeve mediatike.[26] Sistemi mediatik, hibrid, sipas Chadwick, bazohet tek interaksionet ndërmjet logjikës së vjetër dhe asaj të re – me ç’rast, logjika përkufizohet si një tufë teknologjike e zhanreve, e normave, e  sjelljeve si dhe e formave organizative – në fushat shoqërore të ndërlidhura në mënyrë refleksive, e, para së gjithash, në lidhjen e medieve me politikën.[27]

Lufta hibride dhe rrjetet shoqërore

Siç është thënë tashmë, nuk ekziston ndonjë definicion unik lidhur me luftën hibride. Kjo luftë ka edhe emërtime të tjera, ndërsa më i njohuri dhe më i përhapuri është: luftë speciale. Në literaturë, jo rrallë, kemi hasur sqarime se si kombinimi i luftërave konvencionale dhe jokonvencionale si dhe të luftës kibernetike janë, pikërisht aspekte të luftës speciale.

Ai që, publikisht, ishte i pari që e përdori termin luftë hibride është komandanti i Ushtrisë Ruse, Valerij Gerasimov. Doktrina e Gerasimovit (DG) është një tërësi e nocioneve që kanë dalë nga strategjitë e ushtrisë së dikurshme sovjetike, por që është pasuruar me elementë të luftës totale si dhe me teoritë mbi kushtet specifike të luftës.

Rëndësia e mjeteve jo-ushtarake për arritjen e qëllimeve politike dhe strategjike është shtuar dukshëm ndërsa të arriturat, shumë shpesh, i tejkalojnë fuqitë e armëve, shkroi në dokumentin e tij, gjenerali Gerasimov në vitin 2013.[28]

Një qasje si kjo luftën speciale e përafron me luftën guerile, kur shfrytëzohet secili mjet që mund të vihet në përdorim për destabilizimin e shoqërisë armike, duke përfshirë këtu edhe propagandën mediatike, futjen në operacion të hakerëve, publikimin e informacioneve, etj., ndërsa, atëherë kur paraqitet nevoja edhe shpërndarja e të pavërtetave.

Në luftën hibride, rol të madh luajnë edhe rrjetet shoqërore, përmes të cilave shumë më lehtë shpërndahen informacionet destabilizuese dhe kanë ndikim shumë më të madh. Risi më e rëndësishme, këtu, është ajo se këto teknika të penetrimit nuk janë prej instrumenteve ndihmëse në zhvillimin e luftërave tradicionale. Këto janë vetë lufta, ndërsa kaosi është një strategji të cilën e ndjekin ata që i aplikojnë këto teknika.

Paçka se nuk ekziston ndonjë pajtueshmëri mbi atë se, a thua, Doktrina e Gerasimovit (DG) është një kornizë teorike inovative, ngase ka të atillë që mendojnë se kjo është e njëjta strategji të cilën rusët e kanë përdorur gjithmonë, atëherë shihet se bëhet fjalë për pësimin e vetëm disa ndryshime të vockla, “kozmetike”. Këto ndryshime vihen re në aksionet ruse, si ato në rastin e Ukrainës, të Osetisë jugore, aspo edhe në Siri. Ishin depërtuese duke e luajtur rolin kryesor dhe vendimtar gjithandej.

Me tejkalimin e kufizimeve për shkak të mjeteve financiare, Moska, nga dobësitë e saj evidente, përmes luftës hibride ia ka dalë që të krijojë strategji të rëndësishme në forcimin e sulmeve jo të drejtpërdrejta, jo me përdorim të armëve, e që janë treguar shumë efikase.

Ndërsa, nga ana tjetër, ishte Komanda e Forcave Speciale Tokësore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USASOC), ajo që, luftën hibride e definoi, para së gjithash, si shfrytëzim i të gjitha mjeteve në luftë, duke filluar nga ato diplomatike, informative, ushtarake dhe ekonomike, dhe duke i përfshirë këtu të gjithë akterët shtetëror si dhe ata gjysmështetëror me qëllim të destabilizimit të kundërshtarëve (Counter-Unconventional Warfare White Paper).[29] Kjo nënkupton shfrytëzimin e të gjitha metodave jokinetike me qëllim që të sendërtohen qëllime me interes nacional dhe shtetëror.

Shumë ekspertë që, në hulumtimet e tyre, kanë barë përpjekje që t’i zbërthejnë konceptet e luftës hibride, kanë arritur tek një përfundim i përafërt sipas të cilit: lufta speciale është një formë e luftës e cila, më së shpeshti, zhvillohet në kohën kur shtetet agresore dhe shteti i sulmuar (rasti i Kosovës dhe Serbisë) formalisht, nuk kanë në gjendje (zyrtare) të luftës.

Cak i luftës speciale është rrënimi i qeverisë së shtetit të sulmuar, destabilizimi i asaj qeverie, provokimi i pakënaqësisë së banorëve (siç është rasti me Kosovën), krijimi i trazirave qytetare apo edhe detyrimin e shteteve-viktima që të bëjnë koncesione diplomatike në marrëdhëniet e ndërsjella. Ky lloj i luftës speciale, parimisht, mund të “përkthehet” edhe me një term tjetër, e i cili këtë luftë mund ta përkufizojë edhe si “luftë subversive”.

Duke iu përmbajtur tezës që po e zbërthejmë në këtë punim, mund të thuhet se, nuk është e nevojshme që lufta hibride, në të njëjtën kohë të jetë një luftë klasike, konvencionale me përdorimin e armëve, ngase, ashtu, do ta ngushtonim nocionin e kësaj lufte. Sipas termit luftë speciale, mund të nënkuptohet tërësia i veprimeve dhe sjelljeve: politike, diplomatike, ekonomike, e propagandës psikologjike, e aktiviteteve të zbulimit dhe të kundërzbulimit, elementëve cytës, e ndonjëherë edhe veprimeve sekrete, ushtarake në një luftë si kjo. Do të thotë se, lufta hibride (speciale) është një formë i veçantë e luftës e cili, shpeshherë, zhvillohet në kohën kur shteti agresor dhe shteti që mbrohet, nuk janë në luftë zyrtare (rasti Kosovë – Serbi), ngase, o sulmuesi nuk ka dëshirë që të shpallë luftë (ky është një element për ta vënë armikun në lajthitje) për shkak të gjykimeve që do të vijnë nga bashkësia ndërkombëtare, apo edhe bëhet vlerësimi se, në aspektin strategjik qëllimi mund të arrihet edhe përmes luftës hibride me shumë më pak viktima dhe shpenzime financiare.

___________

[1] Shih tek: Chadwick, James, Politics in the Age of Hybrid Media: Power, Systems, and Media

Logics, The Routledge Companion to Social Media and Politics. Routledge, New York, 2016.

https://static1.squarespace.com/static/566d81c8d82d5ed309b2e935/t/568d502f7086d7219

[2] Shih tek: Bokel, John, Information as an instrument and a source of national power, INFORMATION Strategies for strategic leaders, The Industrial College of the Armed Forces National Defense University Fort McNair, Washington, D.C. – https://apps.dtic.mil/sti/pdfs/ADA422060.pdf

[3] KGB (Rusisht: Комитет государственной безопасности – shqip: Komiteti i Sigurimit të Shtetit) ishte forca sekrete e policisë që ishte agjencia kryesore e sigurisë për Bashkimin Sovjetik që nga viti 1954 deri në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Si një pasardhës i drejtpërdrejtë i agjencive paraardhëse si Cheka, NKGB, NKVD dhe MGB, ajo ishte e bashkangjitur në Këshillin e Ministrave. Ishte agjencia kryesore qeveritare e “juridiksionit republikan sindikal”, që kryente funksione të sigurisë së brendshme, inteligjencës dhe policisë sekrete. Agjenci të ngjashme operuan në secilën nga republikat e Bashkimit Sovjetik përveç RSFS e Rusisë, me shumë ministri të shoqëruara, komitete shtetërore dhe komisione shtetërore. Agjencia ishte një shërbim ushtarak i qeverisur nga ligjet dhe rregulloret e ushtrisë, në të njëjtën mënyrë si Ushtria Sovjetike ose Trupat e Brendshme të MVD. Ndërsa shumica e arkivave të KGB-së mbeten të klasifikuara, dy burime dokumentare në internet janë në dispozicion. Funksionet e tij kryesore ishin inteligjenca e huaj, kundërzbulimi, aktivitetet operative-hetimore, ruajtja e kufirit shtetëror të BRSS, ruajtja e udhëheqjes së Komitetit Qendror të Partisë Komuniste dhe qeverisë sovjetike, organizimi dhe siguria e komunikimeve qeveritare si dhe luftimi nacionalizmi, disidenca dhe aktivitetet anti-sovjetike. Në vitin 1991, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, KGB u nda në Shërbimin Federal të Sigurisë dhe Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Federatës Ruse. Kjo agjenci ishte shërbimi më I tmerrshëm dhe më I dhunshëm që ka vepruar pas Luftës së Dytë Botërore, kudo.

[4] Central Intelligence Agency (CIA) (shq: Agjencia Qendrore e Inteligjencës) është një agjenci zbulimi e qeverisë së Shteteve të Bashkuara Amerikane, përgjegjëse për përftimin dhe shqyrtimin e njoftimeve (informacioneve) mbi qeveritë e huaja, ndërmarrjeve, dhe personave, dhe raportimin (ridërgimin) e këtyre informacioneve nëpër degëzime të ndryshme qeveritare. Funksion tjetër i CIA është të veprojë si “dorë e fshehtë” e qeverisë në angazhimin e operacioneve të fshehta, disa prej tyre mbi ligjshmërinë e pasigurt ne drejtim te presidentit. Ky funksion ka shkaktuar kundërthëniet më të shumta në lidhje me CIA në jetën e saj. Qendra kryesore e CIA gjendet në bashkinë e Langley (Langlit) të Virginia (Virgjinias) në Uashington, D.C.

[5] Shih tek: Hill, Fiona, Hybrid War: The Real Reason Fighting Stopped in Ukraine – for Now, u:

Reuters Blogs, February 26, 2015, http://blogs.reuters.com/great-debate/2015/02/26/hybrid-ëarthe-real-reason-fighting-stopped-in-ukraine-for-noë/

[6] Shih tek: Ripley, Tim dhe Bruce Jones, Analysis: How Russia Annexed Crimea. IHS Jane‟s Defense Ëeekly, vol. 51, 2014, fq. 5-6.

[7] Shih tek: Newson, Robert A., Counter-Unconventional Warfare Is the Ëay of the Future. How Can

We Get There?, Small Wars Journal, October 23, 2014, http://smallwarsjournal.com/blog/counterunconventional-warfare-is-the-way-of-the-future-how-can-we-get-there.

[8] Shih tek: Hybrid wëar – does it even exist? (shqip. A thua ekziston Lufta hibride?) u: NATO

Review magazine. http://www.nato.int/docu/review/2015/also-in-2015/hybrid-modern-futurewarfare-russia-ukraine/EN/ index.htm (Për herë të fundit shikuar, 21 maj 2019)

[9] Shih tek: Uri Bar, Joseph, The Hubris of Initial Victory: The IDF and the Second Lebanon

War in Israel and Hezbollah, Routhledge, London, 2013, fq. 156-159.

[10] Shih tek: Kennan F. George. Memo PPS23 (Memorandum by the Director of the Policy Planning

Staff to the Secretary of State and the Under Secretary of State). Wilson Center: Digital archive.

https://digitalarchive.wilsoncenter.org/document/114320.pdf?v=941dc9ee5c6e51333ea9ebbbc9104e8c

(Për herë të fundit shikuar më 21 qershor 2019)

[11] Mulliqi, Haqif dhe Musliu, Agim, pjesë e cituar nga kumtesa e përbashkët e mbajtur në edicionin XXXVIII të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, shtator 2019.

[12] Strategjia e luftës hibride (edhe kjo që zhvillohet kundër Kosovës nga Serbia dhe aleatët e saj, para së gjithash Rusia) e që është orientuar drejt molisjes së shtetit të ri duke inkorporuar në veprim agresiv një spektër të gjërë të aksioneve, të cilat I përfshijnë edhe kërcënimin e vazhdueshëm që vjen për përdorimin e forcave ushtarake kundër, ofensiven e vazhdueshme diplomatike kundër njohjes së Republikës së Kosovës nga shtetet tjera, depërtime policore në territorin e Kosovës si dhe priopagandën e vazhedueshme, në Serbi dhe jashtë për t’I kriminalizuar shqiptarët dhe shtetin e tyre. Pjesë e kësaj është edhe një nga sondazhet e fundit të Serbisë, të publikuara në në muajin tetor 2020, ku, thuhet se, pjesa dërmuese e serbëve është e mendimit se Serbia duhet te luftoje për ta ripushtuar Kosovën.

[13] Shih tek: Thorton, Rod, Turning strengths into vulnerabilities: the art of asymmetric warfare

as applied by the Russian military in its hiybrid warfare concept, University of Helsinki,

Kikimora Publications. Aleksanteri Papers, 2016, fq. 51-56.

[14] Shih tek: Hoffman, Frank G, On Not-so-New Warfare: Political Warfare vs Hybrid Threats, u: War

on the Rocks, July 28, 2014, http://warontherocks.com/2014/07/on-not-so-new-warfare-politicalëarfare-vs-hybrid-threats.

[15] Studimi i përmendur i Ripley-t dhe i Jones-it, 29.

[16] Paradigma Web 2.0 paraqet riformësimin më dramatik të marrëdhënieve ndërmjet taktikës dhe të strategjisë. Sipas De Sertout, taktika domosdoshmërisht nuk rezulton me objekte apo edhe me çfarëdoqoftë stabiliteti ekzistues – ndërsa, në lidhje me këtë në Ëikipedia shkruan shkurtimisht: “Për dallim nga strategjia, (taktikës) i mungon struktura e centralizuar dhe të qenit e cila do t’ia mundësonte që të ndërlidhej si rivale e ndonjë entiteti tjetër… Ajo, aktivitetet vetanake i përcaktoi si një lloj subversioni “që nuk mund të mapohet” (Lev Manowich – Shih tek: http://en.wikipedia.org/wiki/The_Practice_of_Everyday_Life.)

[17] Shih tek: ttp://youtube.com/ëatch?v=6gmP4nkoEOE (i qasshëm më 12 maj 2008).

[18] Shih tek: Adrian Chan, »Social Media: Paradigm Shift? http://www.gravity7. com/paradigm_shift_1.html. Përveçse, nuk do jetë e shenjuar ndryshe, me këtë dhe URL-të tjera të cituara në këtë ese i jemi qasur më 11 shkurt, 2018. Përshkrimi ynë i tërë interfejsit, i karakteristikave dhe përdorimit të zakonshëm të medieve shoqërore gjithahstu rrjedhin nga viti 2008; shumë nga detajet, padyshim se kanë ndryshuar deri në castin kur po e lexoni këtë tekst.

[19] Shih tek: Bokel, John, Information as an instrument and a source of national power, INFORMATION Strategies for strategic leaders, The Industrial College of the Armed Forces National Defense University Fort McNair, Washington, D.C. – https://apps.dtic.mil/sti/pdfs/ADA422060.pdf

[20] Shih tek: – Dr. Ivan Goldberg , Information Warfare. Glossary of IW Terms, 2001. http://www.psycom.net/iwar.2.html (së fundit herë shikuar më 14 korrik, 2019)

[21] Po aty.

[22] Po aty.

[23] Po aty.

[24] Po aty.

[25] Shih tek: Pavlik John, Understanding the Impact of New Media on Journalism. http://www.columbia.edu/~jp35/lectures/lect_intro.html

[26] Shih tek: Chadwick, James, Politics in the Age of Hybrid Media: Power, Systems, and Media

Logics, The Routledge Companion to Social Media and Politics. Routledge, New York, 2016.

https://static1.squarespace.com/static/566d81c8d82d5ed309b2e935/t/568d502f7086d7219

[27] Po aty.

[28] Shih tek: Galeotti, Mark , The ‘Gerasimov Doctrine’ and Russian Non-Linear War, In Moscow’s Shadoës, July 6, 2014, https://inmoscowsshadoës.wordpress.com/2014/07/06/the-gerasimov-doctrine-and-russian-non-linear-war/.

[29] Shih tek: https://info.publicintelligence.net/USASOC-CounterUnconventionalWarfare.pdf