Nga: Gideon Rachman / The Financial Times
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
Kjo luftë që në fillim shkoi mbrapshtë për Rusinë. Vladimir Putini nuk ia doli të shënojë fitore të rrufeshme, atë të cilën e synonte më 24 shkurt. Deri në prill – pasi kishin bërë inkursion drejt Kievit – rusët u detyruan të bëjnë tërheqje poshtëruese
Fitoret e kufizuara që i ka arritur Rusia gjatë gjashtë muajve të fundit, kanë ardhur me një kosto të tmerrshme. Forca fillestare pushtuese e mbledhur nga Kremlini ishte me rreth 200 mijë trupa. Muajin e kaluar ShBA-ja vlerësoi se 70-80 mijë veta nga kjo forcë janë vrarë ose plagosur që prej fillimit të pushtimit.
Duke mos dashur të pranojë se Rusia është në luftë, Putini ka refuzuar ta fillojë rekrutimin. Për dallim, Ukraina ka mobilizuar gjithë popullsinë e vet të rritur të burrave. Si rezultat, në fushën e betejës Ukraina tani ndoshta ka më shumë trupa sesa Rusia.
Ukrainasit kanë përparësi edhe në moral dhe në municione. Ata po luftojnë për ta mbrojtur vendin e vet. Furnizimi me armatim të avancuar nga ShBA-ja dhe nga Evropa – në veçanti raketat e sakta me rreze të gjatë – do të thotë se ata tani janë të pajisur më mirë se rusët.
Perspektiva e humbjes ruse është reale dhe emocionale. Por, përparimet e Ukrainës e hapin gjithashtu një fazë të re dhe të rrezikshme të konfliktit.
Fotot e civilëve që qajnë duke përqafuar ushtarët ukrainas teksa i çlirojnë qytetet dhe fshatrat prej rusëve, bëjnë me dije se për çfarë është kjo luftë. Pushtimi i përhershëm rus do ta shuante lirinë politike dhe do të zbatohej me vrasje, me tortura dhe me dëbime.
Fitorja e lehtë ruse në Ukrainë do ta kishte hapur gjithashtu derën për agresionin e mëtejshëm kundër fqinjëve – përfshirë Moldavinë dhe ndoshta edhe anëtarët e NATO-s, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë. Kjo perspektivë ka qenë mjaft alarmante sa për ta bindur Finlandën dhe Suedinë që të aplikojnë për anëtarësim në NATO.
Nëse Rusia mposhtet, do të eliminohet kërcënimi i pushtimit që rri pezull mbi pjesën tjetër të Evropës. Atmosfera globale politike gjithashtu do të ndryshojë. Humbja ruse do të ndikojë keq në Pekin dhe në Mar-a-Lago. Disa javë para pushtimit, Kina shpalli miqësi “pa kufi” me Rusinë. Donald Trumpi tha se Vladimir Putin ishte “gjeni”. Ky vlerësim tashmë duket jo vetëm amoral, por edhe budallallëk.
Por, duhet pasur kujdes. Pothuajse një e pesta e Ukrainës është ende e pushtuar. Rusët do të përpiqen të rigrupohen dhe ukrainasit mund të shkojnë shumë larg.
Pyetja vërtetë komplekse është se çfarë ndodhë nëse Rusia përballet me një disfatë poshtëruese – ndoshta atë që përfshin humbjen e Krimesë, që u pushtua në vitin 2014 me shumë festime në Moskë?
Në vend se ta pranojë humbjen, Putini mund ta tentojë përshkallëzimin. Opsionet e tij, megjithatë, duken të kufizuara dhe jo të duhura. Refuzimi për ta thirrur mobilizimin e përgjithshëm mund të pasqyrojë nervozizëm te opozita që mund ta trazojë shoqërinë ruse. Thirrja e trupave, trajnimi dhe pajisja e tyre do të zgjasë për shumë javë – dhe lufta po ecën me shpejtësi.
Që në fillim të konfliktit, Putini ka lënë të kuptohet se Rusia mund t’i përdor armë bërthamore. Shtëpia e Bardhë gjithmonë e ka marrë seriozisht këtë mundësi. Teksa lufta është zvarritur dhe ka ecur keq për Rusinë, është zvogëluar paksa frika se Putini do t’i përdor armët bërthamore, por ato nuk janë hequr nga mendja. Siç më tha javën e kaluar një politikan i lartë perëndimor: “Duhet të kujtojmë se pothuajse çdo stërvitje ushtarake ruse që kemi vëzhguar, e ka përfshirë përdorimin e armëve bërthamore”..
Megjithatë, përdorimi i armëve bërthamore në Ukrainë do ta shkaktojë qartas një rrezik që vetë Rusinë do ta kontaminojë prej pasojave. Reagimi politik global do të ishte shumë negativ dhe një përgjigje ushtarake perëndimore, ndoshta jo bërthamore, do të ishte krejtësisht e pashmangshme.
Ashtu si liderët rusë në të kaluarën, Putini shpreson se dimri do t’i vijë si shpëtim. Njoftimi i fundit i Rusisë se do t’i ndalojë pothuajse të gjitha furnizimet me gaz për në Evropë, synon qartë ngrirjen deri në nënshtrim të mbështetësve perëndimorë të Ukrainës.
Por, Putinit i duhet shumë për t’ia dalë që të funksionojë shantazhi i gazit. Do ta ndihmonte dimri shumë i ftohtë ose rritja e protestave politike në Perëndim. Te asnjëra nuk mund të mbështetet. Qeveria gjermane thotë se vendi “tashmë është më i përgatitur për ndalimin e furnizimeve ruse” dhe se niveli total i depozitimit të gazit është pothuajse në 87 për qind. Subvencionet e çmimit të energjisë po bëhen në të gjithë Evropën.
Pra, pozicioni i liderit rus duket në rrezik. Që në fillim, disa liderë perëndimorë në heshtje kanë shpresuar se Putini do ta humbasë pushtetin si rezultat i luftës. Presidenti Joe Biden madje e tha këtë pa dashje.
Por, nëse Putini rrëzohet, ndoshta nga një grusht shteti në pallat, zëvendësuesi i tij ka më shumë gjasa të jetë nacionalist i linjës së ashpër sesa një liberal. Mospajtimi më i zëshëm që shprehet në Rusi vjen nga militaristët dhe nga nacionalistët – duke bërë thirrje për përshkallëzim të luftës. Një teori që po bën xhiro në qarqet e inteligjencës perëndimore është ajo se vrasja e gazetares nacionaliste, Daria Dugina, u organizua nga shërbimet ruse të sigurisë si paralajmërim për kritikët ultra të djathtë ndaj Putinit.
Rusia e mundur nuk do të zhduket nga harta. Dhe, do të zotëronte ende një numër të madh armësh bërthamore, si dhe një rezervë të rimbushur me ankesa.
Shumë rreziqe shtrihen qartas para. Por, ndonjëherë lajmi i mirë duhet të njihet për atë që është. Në atë që ka qenë një vit i zymtë, fitoret ushtarake ukrainase të javës së kaluar padyshim se janë lajm i mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë
Tifozët e Barcelonës kërkojnë që një lojtar të shitet menjëherë pas gabimeve që bëri ndaj Benficas
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!