Kërcënimet hibride mund të rezultojnë me luftë dhe këtë e ka dëshmuar Rusia, me fillimin e luftës në Ukrainë, pas disa vjetëve me luftë hibride me Ukrainën. Lufta hibride, që përfshin një ndërthurje të mjeteve tradicionale dhe jotradicionale, me veprime të koordinuara në fushën politike, ekonomike, ushtarake dhe të informacionit, është rreziku më i madh që i kanoset Kosovës në ditët e sotme. Kërcënimet e tilla, si propaganda, dezinformimi, sulmet kibernetike, janë të pranishme tash e sa vjet në shtetin tonë, për një mori shkaqesh. Në krye të shkaqeve qëndron moszgjidhja e mosmarrëveshjeve me Serbinë, që vazhdon të prodhojë kriza politike në vend.
Javën e fundit, Kremlini edhe një herë u përfshi në prodhim të dezinformatave që cak kishin Kosovën. Fillimisht, ambasadori rus në Serbi, Botsan-Kharchenko, deklaroi se është gabim nëse mendohet se Rusia nuk ka kohë që të merret me zhvillimet në Kosovë dhe akuzoi shtetet perëndimore që po e mbështesin Kosovën. Pastaj, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq theksoi se kanë mbërritur buzë konfliktit të armatosur nga veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, si dhe nga mosveprimet e KFOR-it e të EULEX-it. Kjo deklaratë u shoqërua nga një tjetër prononcim nga Kremlini. Këtë herë ishte Maria Zakharova e Ministrisë së Punëve të Jashtme e cila në profilin e saj në Telegram shtoi se situata në veriun e Kosovës është projeksion i BE-së, duke e sulmuar Bashkimin Europian dhe Perëndimin. Në të njëjtin narracion, Russia Today propagandon se Perëndimi po e përdor situatën në Kosovë për të shkëputur lidhjet e Serbisë me Rusinë dhe me Kinën. Në një transmetim televiziv, RT (Russia Today) vazhdon me narrativën anti-NATO, duke përcjellë mesazhin se eskalimi i situatës në veri është shkaktuar nga NATO. Në Telegram nuk reshtin dezinformatat e ndryshme për mobilizimin e Ushtrisë serbe për intervenim në Kosovë, apo duke e vënë në pikëpyetje rolin paqësor të ushtarëve të KFOR-it në menaxhimin e situatës.
Fajësimi i NATO-s dhe i BE-së për tensionimin e situatës në veriun e Kosovës, është narrativa kryesore e RT-së me propagandën që e shpërndan në vende të ndryshme nëpërmjet kanaleve të saj në gjuhë të ndryshme. Në Azerbajxhan, Sputnik raportonte se ShBA-ja po provokon Serbinë të fillojë operacion ushtarak. Një tjetër kanal televiziv rus, 1TV akuzonte Perëndimin se po organizon ndodhitë në veriun e Kosovës. Në gjithë këtë trend propagandimi, muajin e kaluar, Rusia hapi kanalin e ri të RT-së në gjuhën serbe, për të shtuar një mjet më shumë në luftën hibride ndaj Kosovës.
Nga ana tjetër, shtypi serb ka vazhduar me dezinformata të ndryshme. “Kurir” dhe “Alo” referoheshin në operacionin kroat “Stuhia”, duke propaganduar se kinse Kosova planifikon t’i largojë serbët nga veriu. Sipas “Informer”-it, KFOR-i kinse po e shtyn Kurtin të egërsohet dhe të persekutojë serbët, ndërkaq “Kurir” akuzon Perëndimin për heshtje karshi sjelljeve të Kurtit. Së fundi, kryeministri Kurti për “Guardian” deklaroi se largimi i barrikadave mund të rezultojë me viktima, ndërkohë kjo deklaratë e Kurtit u shtrembërua në Serbi. E përditshmja, “Alo” në ballinë kishte titullin “Rrënqethëse: Kurti shpallë hapur se do të vrasë serbët”. Të njëjtin shtrembërim e bën edhe zyrtarët tjerë të shtetit serb. Ky kombinim i deklarimeve publike të përfaqësuesve të institucioneve shtetërore serbe me dezinformatat që qarkullojnë në mediet serbe paraqesin shembull tipik të propagandës të sponsorizuar nga shteti serb.
Narrativat serbe dhe ruse që kanë për qëllim diskreditimin e Perëndimit dhe zhvendosjen e fajit për krizat – ku përfshihen edhe vetë, mund të analizohen dhe të zbërthehen me modelin e “4 ‘Sh’”-ve, të zhvilluar nga studiuesi britanik në DFRLab të Atlantic Council, Ben Nimmo, në studimin e tij për operacionet ruse në fushën e informacionit, gjatë aneksimit të Krimesë. Ky model përbëhet nga shkartisja, shtrembërimi, shpërqendrimi dhe shqetësimi.
Qasja e parë është shkartisja ose hedhja poshtë e akuzave. Narrativat serbe e ruse ndërtohen duke mohuar akuzat, ose duke denigruar atë që i bën ato. Këtë e gjejmë në disa deklarime të zyrtarëve serbë dhe rusë, të cilët sulmojnë Kurtin apo qasjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj situatës në veriun e Kosovës.
Qasja e dytë është shtrembërimi i informacionit. Zyrtarët apo mediat serbe – dhe zyrtarët apo mediat ruse – e bëjnë këtë për t’i shërbyer narrativës së tyre anti-Kosovë, anti-NATO dhe anti-BE. Një nga shembujt e tillë, të ditëve të fundit, ishin raportimet për gjoja përgatitjen e Kosovës për luftë, apo deklarimet publike të zyrtarëve shtetërorë që akuzojnë Perëndimin për ndërhyrjen e padrejtë në Kosovë në fund të viteve 1990. Këto propaganda përsëriten ndër vite nga mediat serbe e ruse, si dhe zyrtarë të ndryshëm të të dy shteteve.
E treta qasje është shpërqendrimi ose largimi i vëmendjes, duke akuzuar tjetrin për të njëjtën gjë. Për shembull, propagandimi se Qeveria e Kosovës me veprimet e saj po nxit konflikt të armatosur.
Qasja e katërt është përhapja e shqetësimit, duke paralajmëruar lëvizjet që synojnë frikësimin e të tjerëve. Presidenti serb, Vuçiq, kërcënonte me futjen e ushtrisë në Kosovë duke ndjellë luftë.
Ky model i “4 ‘Sh’”-ve ndihmon të analizohen dhe të zbërthehen dezinformatat, për t’i bërë më të kuptueshme për secilin qytetar.
Institucionet e Kosovës duhet të angazhohen që para së gjithash të krijojnë narrativën e tyre, të demantojnë dezinformatat e propagandat serbe dhe ruse, si dhe të zbërthejnë taktikat serbe dhe ruse. Për këtë, agjencia anti-dezinformim është domosdoshmëri në shtetin tonë.
Për të krijuar narrativën, institucionet e Kosovës mund të zgjedhin edhe formën e “narrativës alternuese” që ka tri shtylla: bazën pozitive, shpërndarjen pro-aktive dhe atë që nuk është përgjigje për narrativat tjera, por propozim për diçka tjetër. Megjithatë, në disa raste, duhet zgjedhur edhe formën e “kundër narrativës”, që nënkupton trajtimin direkt të propagandës, përgjigjet taktike ndaj ideve të reja dhe kërkon copëzim të kujdesshëm të audiencës së synuar nga propaganda.
Kosova duhet të ketë agjencinë anti-dezinformim, të përbërë nga ekspertë të fushës dhe të gërshetuar me zyrtarë të disa institucioneve kyçe, nga Qeveria, Kuvendi, Presidenca, fusha e sigurisë, ekonomisë, etj., që do të merrej kryekëput me dezinformatat dhe propagandat serbo-ruse. Kjo agjenci do të mund të angazhohej edhe në zbërthimin e taktikave ruse dhe serbe, në hulumtimin dhe analizimin e propagandave, dezinformatave, narracioneve të shtrembëruara qëllimisht, që do të krijonin pasqyrë mbi përhapjen e propagandave dhe dezinformatave të cilat vazhdojnë të përhapen të pakontrolluara, dhe lidhjet midis mediave serbe apo ruse dhe kanalave tjera propagandistike që mbeten të pazbuluara. Gjithashtu, kjo agjenci, nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme në shoqëri do të shpërndante njohuritë e nevojshme edhe te shoqëria, që të mos bien pre e propagandave serbo-ruse.
Qëndrimi duarkryq në sferën publike lë mundësinë që qytetarët e Kosovës të jenë edhe më shumë akceptorë të propagandës pro-serbe dhe pro-ruse – nga burime të ndryshme të informimit, në gjuhë të ndryshme. Pasiviteti në ambientin publik informativ bën që shoqëria jonë të jetë e ekspozuar ndaj dezinformatave rreth situatës në veriun e vendit, si dhe ndaj propagandave të huaja të përhapura qëllimisht për të mbjellë përçarje në shoqëri, jo vetëm në marrëdhëniet ndëretnike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Tre më të preferuarit e publikut fitojnë imunitet, Gerta shpëton këtë javë pas nominimit të përhershëm nga Aldo
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite