Real Madridi po kalon një tranzicion të madh për sa i përket perspektivës së skuadrës së tyre të parë.

Shenjat e para të një revolucioni u shfaqën sezonin e kaluar, ndërsa grada e vjetër humbi kontrollin dhe vendet e tyre në ekip, nga disa të rinj.

Klubi falë rekrutimit të gjerë në vitet e fundit, po sheh në sfond një gjeneratë të re, të mbushur me shumë talent.

Real Madridi ka të rinj si: Andriy Lunin (21 vjeç), Achraf Hakimi (21), Eder Militao (22), Ferland Mendy (24), Fede Valverde (21), Takefusa Kubo (18), Martin Odegaard (21), Reinier Jesus (18), Luka Jovic (22), Vinicius Junior (19) dhe Rodrygo Goes (19).

Sa i përket gardës së vjetër, mbesin emra si: Thibaut Courtois (27), Dani Carvajal (28), Sergio Ramos (34), Nacho (30), Marcelo (31), Casemiro (28), Toni Kroos (30), Luka Modric ( 34), Gareth Bale (30), Eden Hazard (29) dhe Karim Benzema (32).

Marca ka zgjedhur 10 pikat e mundshme, ku mund të ketë përplasjes dhe luftë gjeneratash për një pozicion gjatë muajve dhe viteve të ardhshme.


Odegaard (21 vjeç) vs Modric (34)

15865526067048

Valverde (21) vs Kroos (30)

15865533148885

Vinicius (19) vs Hazard (29)

15865534223346

Rodrygo (19) vs Bale (30)

15865536836338

Achraf (21) vs Carvajal (28)

15865540509852

Mendy (24) vs Marcelo (31)

15865554837894

Lunin (21) vs Courtois (27)

15865568234062

Jovic (22) vs Benzema (32)

15865556338383

Militao (22) vs Ramos (34)

15865558282962

Kubo (18) vs Isco (27)

15865561351263


/Telegrafi/
telegrafi sport app