Lucas Silva largohet nga Real Madridi

Ardhja e mesfushorit kroat, Mateo Kovacic, i ka zbehur edhe më shumë gjasat që Silva të luaj dhe kjo është arsyeja që ai ka kërkuar largimin.
Sipas medieve spanjolle, Real Madridi ka pranuar shumë oferta për huazimin e tij, dhe një gjë të tillë pritet ta bëjë që lojtari të fitoj përvojë më të madhe.
Silva kërkohet nga 10 skuadra të ndryshme evropiane, ku në Spanjë interesim kanë shprehur Getafe dhe Malaga.
Në Angli dhe në Gjermani, braziliani i talentuar po kërkohet nga Southampton dhe Hamburg, ndërkohë në Belgjikë nga Club Brugge.
Për shërbimet e tij nga dy skuadra janë duke u interesuar edhe në Turqi dhe Portugali, me Besiktasin, Fenerbahcen, Porton dhe Sportingun e Lisbonit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
21/08/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































