Lucas Leiva arrin në Romë, i lumtur për kalimin te Lazio (Foto)

Lucas Leiva ka arritur në Romë për të kompletuar kalimin për 5.5 milionë euro te Lazio nga Liverpooli.
“Jam i lumtur të jem këtu. Forca Lazio!”, ishin fjalët e para të mesfushorit.
Braziliani u prit nga një numër i konsiderueshëm i tifozëve në aeroportin Fiumicino.
“Ende nuk kam folur me Simone Inzaghin”, shtoi shkurt 30-vjeçari.
Transferimi i tij erdhi si zëvendësim i Lucas Biglias që kaloi te Milani për 17 milionë euro, plus tre në formë të bonuseve. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































