Këngëtarja dhe njëherësh prezantuesja, Luana Vjollca, njihet për stilin dhe jetesën luksoze që bën.

Ajo në rrjete sociale gjithmonë mban të azhurnuar fansat me imazhe nga përditshmëria, përfshirë edhe pushimet.


Së fundmi, Luana ka publikuar një disa fotografi ku shihet brena veturës së tipit ‘Rolls Royce’, teksa përçoi edhe një mesazh.

luanavjollca 122448436 354776215628343 7278084632565286601 n (Foto: Instagram)

“Duajeni veten”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Ndryshe se që jemi mësuar, bukuroshja bionde ishte veshur në mënyrë sportive, ndërsa edhe në kapele i shkruante që të duam vete.

luanavjollca 122458149 178647300596022 7911348553928202756 n (Foto: Instagram)

Artistja përndryshe është duke korrë sukses të madh përmes emisionit të saj, për të cilin informon çdo javë.

Sa i përket projekteve muzikore, “Loca” mbetet hiti i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Jay Santos. /Telegrafi/

luanavjollca 122782340 273326544040882 4400535866187412432 n (Foto: Instagram)