Këngëtarja dhe prezantuesja shqiptare, Luana Vjollca, prej vitesh është aktive në skenë dhe tashmë ka fituar fansa gjithandej.

Ajo po vazhdon të jetë shumë e pëlqyer për punën dhe karrierën profesionale, teksa aktualisht është duke e shijuar suksesin e këngës së re “Locos”.


Megjithatë pas kësaj, biondja ka filluar pushimet dhe me këtë rast po vazhdon të jetë shumë aktive me postime në rrjetet sociale.

Screenshot 3 28 Luana Vjollca (Foto: Instagram)

Së fundmi, 29 vjeçarja ka sjell disa fotografi atraktive e veshur me një 'bodysuit' të zezë.

Megjithëse komentohet vazhdimisht për pamjen, e njëjta edhe këtë herë është shfaqur në top formë.

"Ua uaa.. ca m’tha, ca m’tha?", është mbishkrimi i vendosur pranë këtyre fotografive artistike të këngëtares.

Ndryshe, "Locos" në bashkëpunim me Jay Santos deri më tani ka kaluar shifrën e 2.4 milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/