Anthony Joshua ka mbrojtur titujt e kampionit të botës për peshat e rënda në IBF, IBO and WBA.

Boksieri britanik ka triumfuan në saje të nokauti teknik në raundin e dhjetë kundër Carlos Takam.


E këtë përballje për titujt e kampionit të botës për pesha të rënda e ka komentuar edhe ish-boksieri shqiptar, Luan Krasniqi.

Ai përmes një mesazhi në llogarinë personale në Facebook ka vlerësuar lartë guximin dhe luftën e Takamit.

“Kjo ishte një shfaqje e guximshme dhe luftuese e Carlos Takam. Por, kundër një njeriu të klasës si Anthony Joshua nuk mjafton vetëm ...”, ka shkruar në Facebook, junikasi Krasniqi.

Ky i fundit tashmë punon edhe si juristë në shtetin gjerman dhe herë pas here analizon ballafaqimet e boksit për televizionet gjermane.

Ndryshe, Joshua tashmë pritet të ballafaqohet vitin e ardhshëm me kampionin e WBO-s, Joseph Parker ose Deontay Wilderin. /Telegrafi/

telegrafi sport app