Luajti për Man Cityn dhe kombëtaren e Anglisë - tani është i falimentuar

Ish-ylli i Manchester Cityt dhe Anglisë, Trevor Sinclair, zyrtarisht ka falimentuar për shkak të një borxhi tatimor që e çoi atë në gjykatë.
Sinclair, i cili luajti për vite me radhë në Ligën Premier për Manchester Cityn, QPR dhe West Ham United, punoi si komentator sportiv profesional pas karrierës së tij.
Ishte gjatë asaj periudhe që ai nuk pagoi taksa dhe gjoba. Ai përfundoi në gjykatë për shkak të 42,000 eurove taksa të shkaktuara gjatë karrierës së tij në televizion dhe radio midis viteve 2021 dhe 2022.
Si rezultat, Sinclair u urdhërua të paguante paratë ose të gjente një metodë alternative pagese. Megjithatë, ish-lojtari i kombëtares angleze nuk u paraqit në gjykatë dhe u shpall i falimentuar në mungesë të tij.
Gjyqtarja Caroline Wilkinson tha se gjykata nuk kishte marrë asnjë kontakt nga ish-ylli i futbollit dhe arriti në përfundimin se ai ishte "i paaftë të paguante borxhet e tij kur ato bëhen të detyrueshme".
Avokati i Sinclair, Robert Lee, tha më parë se ish-futbollisti punon në media dhe aktualisht po pranon një ofertë pune nga Arabia Saudite, e cila do të zgjidhë problemet e tij financiare të shkaktuara nga mospagimi i taksave.
Gjatë karrierës së tij, Sinclair luajti 12 ndeshje për ekipin kombëtar të Anglisë, përfshirë katër në Kupën e Botës 2002. Ai shënoi golin e vitit në vitin 1997 për QPR kundër Barnsley.
Ai gol me goditje gërshërë konsiderohet nga shumë si më i bukuri në historinë e Kupës FA. /Telegrafi/










































