Zbulimi i krimeve dhe korrupsionit të OBRM-PDUKM-së dhe skandaleve që përfshijnë miliona në tendera për vjedhje nga qytetarët kanë rritur nervozizmin në qeveri, thonë nga LSDM.

"Vetëm për shkak të postimeve kritike në Facebook, të rinjtë po marrin kërcënime, thirrje për biseda informuese, madje edhe ftesa nga gjykata dhe prokuroria. Përndjekja politike që qeveria po ushtron ndaj anëtarëve tanë dhe aktivistëve të rinj po bëhet gjithnjë e më e dukshme.


Ky është presion klasik mbi lirinë e fjalës, një përpjekje për të frikësuar njerëzit dhe për të heshtur çdo kritikë ndaj qeverisë së Mickoskit sipas recetës së Nikola Gruevskit.

Atë që bëri Gruevski, po e bën Mickoski tani. Të njëjtët personazhe, e njëjta bandë.

Askush nuk ka frikë prej jush, as nuk do të jeni në gjendje të frikësoni ose të heshtni askënd.

Kërcënimet tuaja janë të pakuptimta, mjetet dhe metodat tuaja janë të gabuara, presionet tuaja nuk do të kenë asnjë efekt.
Nuk do ta ndaloni të vërtetën, drejtësia do t'ju arrijë. Ne vazhdojmë të publikojmë skandale, skema kriminale për të pompuar para dhe për të pasuruar individë në pushtet", tonë nga LSDM./Telegrafi/