LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Gruevski do të notohet me notën 1 nga administrata shtetërore (Video)

LSDM: Gruevski do të notohet me notën 1 nga administrata shtetërore (Video)

Nënkryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë sot ka dalë në një konferencë për shtyp ku kanë akuzuar pushtetin aktual për dënimet që ju bëjnë administratorëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Deputetët e Nikolla Gruevskit, kot kanë votuar në Parlament kundër shtyrjes së vlerësimit deri në fund të vitit 2017. Më 11 dhjetor, ne së bashku do të bëjmë ndryshimet dhe ju do të jepni vlerësimin e fundit të pushtetit të papërgjegjshëm. Qeveria e Gruevskit do të marrë notë të pakalueshme, 1!Dhe ata nuk do të kenë një shans për të zbatuar dënimin apo nota të porositura! Pas ndryshimeve, Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM-ja menjëherë me ligj do ta shtyjë vlerësimin deri në momentin kur së bashku me publikun, ekspertë dhe punonjësit do të negociojmë për modelin që do të motivojë një administratë efikase në vend të dënimeve të parashikuara nga kjo qeveri.” thotë Aleksandar Kiracovski, nënkryetar i LSDM-së./Telegrafi/