Hirving Lozano është njëri nga transferimet më të bujshme të Napolit në vitet e fundit.

Sulmuesi meksikan ishte shumë i kërkuar në afatin kalimtar të verës, por në fund Napoli fitoi garën për të.


Kampionët e Francës, Paris Saint Germain si dhe gjiganti italian Milan ishin ndër skuadrat më të interesuara për Lozanon.

Tani meksikani ka zbuluar edhe arsyen pse refuzoi dy skuadrat e mëdha për t’iu bashkuar Napolit.

GettyImages 1175313624 Hirving Lozano. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

“Kam folur me Ancelotti-n në verë , më pas kam ardhur dhe kam kuptuar se Napoli është një skuadër e madhe. Jam entuziast që jam pjesë e këtij ekipi”, deklaroi Lozano.

Të kërkuan Milan dhe PSG? Po, është e vërtetë, por unë zgjodha Napolin shkaku që kishin një trajner si Carlo Ancelotti”, tha Lozano.

Napoli pagoi 38 milionë euro për ta transferuar Lozanon nga PSV Eindhoven, ndërsa 24-vjeçari e ka nisur mirë aventurën në Itali duke shënuar një gol në dy takime. /Telegrafi/

telegrafi sport app