Loris Karius kthehet për herë të parë në Anfield Road pas gafave në finalen e Ligës së Kampionëve - Tifozët e Liverpoolin e presin me duartrokitje

Portieri gjerman Loris Karius ka qenë fytyra tragjike e ndeshje finale të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit, ku spanjollët fituan 3-1.
U flit shumë për një dëmtim të tij nga ana e mbrojtësit spanjoll Sergio Ramos dhe se kishte pësuar tronditje në kokë pas asaj, por siç duket tashmë gjithçka është harruar.
Portieri është kthyer për herë të parë të luajë në Anfield Road, ku Liverpooli kishte ndeshje me Torinon.
Karisu u fut në lojë në minutën e 72-të të ndeshjes duke e zëvendësuar portierin e sapo ardhur Alisson.

Me tu futur në fushë tifozët u ngritën në këmbë dhe e përshëndetën, duke treguar se ajo që ka ndodhur ndaj Real Madridit tashmë është harruar.
Portieri u emocionua nga kjo pritje dhe kjo shihej në fytyrën e tij.

Liverpooli është duke menduar për këtë sezon pasi është përforcuar dukshëm dhe do të tentojë çdo trofe. /Telegrafi/























































