Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Tokio të Japonisë.

Xhudo vazhdon ta bëjë krenarë Kosovën, pasi pejania Kuka i ka sjell vendit medaljen e tretë nga kampionati botëror në Tokio.


Loriana ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në kampionatin botëror të xhudos, pasi ka fituar finalen e repesazhit.

Xhudistja jonë shënoi katër fitore, ndërsa në luftën për të bronztën mundi sllovenen Klara Apotekar me Ippon në kategorinë deri në 78 kilogramë.

loriana kuka 1

Vlen të theksohet se para disa ditësh medalje fituan edhe dy xhudistet tjera, Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi.

Majlinda e fitoi të bronztën në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa Distria gjithashtu të bronztën në 48 kilogramë. /Telegrafi/

telegrafi sport app