Rap - artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, kohëve të fundit është kthyer në një nga personazhet më të përfolura në shtypin rozë.

Biondja, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, vazhdon të komentohet për ndarjen nga bashkëshorti i saj, Mozzik, kjo pasi dyshja hoqën të gjitha fotografitë e përbashkëta në rrjetet sociale dhe tashmë as nuk ndiçen nga njëri-tjetri.


Megjithatë, këngëtarja shqiptare është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa ndan imazhe dhe video të ndryshme me fansat e saj.

Këtë herë, ajo ka publikuar një fotografi para pasqyrës, ku tregon barkun e sheshtë, ende pa u bërë një vit që nga lindja e vajzës, të cilën e pagëzuan me emrin, Hana.

Në të njëjtin imazh, Loredana po ashtu thotë se ka një fizik të tillë pa bërë ushtrime në palestër dhe pa operacione plastike.

71698294 2484003915017282 7456295794040111104 n Loredana Zefi tregon linjat trupore para pasqyrës (Foto: Instagram)

Ndryshe, Loredana ditë më parë solli albumin e ri, i cili përmban gjithsej dymbëdhjetë këngë, në mesin e të cilave edhe bashkëpunimet me ish-partnerin e saj, Mozzik dhe vëllanë e tij, Getinjon. /Telegrafi/