Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, është shumë aktive muajve të fundit me projekte muzikore.

Së fundmi, ajo publikoi me klipe këngët “Rockastar” dhe “Checka” të albumit të saj më të fundit.


Ndërkohë, Loredana po tregohet mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, reperja nga Ferizaj publikoi në rrjetin social Instagram, duke vënë në pah tatuazhet e shumta përgjatë trupit.

loredana 122473134 365320724896551 8216148502914371594 n

Në krahun e majtë, Loredana ka të vizatuar një drer me brirë, gjersa poshtë saj gjendet shëmbylltyra e një femre, e mbuluar me duar.

Ndërsa në të djathtin, 25-vjeçarja ka një gjysmëhënë dhe një thënie të shkurtër.

loredana 122767865 697334950912180 5214796816126030902 n 1

Ndërkohë, në koleksionin e saj të tatuazheve nuk mungon edhe fjala “Hana” me shkronja të madhe, e që është një dedikim për vajzën e saj.

loredana1

Krahu i djathtë i rap-artistes përmbyllet me një tatuazh, i cili ♪7shtë syri gjithëçkapamës. /Telegrafi/