Loredana publikon klipin e ri “Tut mir nicht leid” të xhiruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
“Tut mir nicht leid” mban titullin kënga e saj e re, e cila përkthyer në shqip do të thotë “Nuk më vjen keq”.
Kënga është e zhanrit hip-hop dhe RnB dhe vjen për fansat në gjuhën gjermane.

“Tut mir nicht leid” është punuar nga producentët Miksu, Macloud & The Placements.
Ndërkohë për vargjet e tekstit është kujdesur vet rep-artistja me prejardhje nga Ferizaj.
Klipi i këngës është shumë i veçantë dhe është xhiruar një pjesë e tij sipër Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në Prishtinë.
Ana vizuale i është besuar produksionit Fati TV. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































