LAJMI I FUNDIT:

“Londër, ja ku erdhëm!”: Momenti kur pesë migrantë “arratisen” nga kamioni

“Londër, ja ku erdhëm!”: Momenti kur pesë migrantë “arratisen” nga kamioni

Ky është momenti kur një grup prej pesë njerëzve, që supozohet të jenë emigrantë dolën nga një kamion në një pronë industriale në Essex.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, burrat ishin në pjesën e pasme të automjetit të rëndë, kur u ndal në Stonehouse Estate në Purfleet, Essex rreth orës 11:30 të ditës së djeshme.

Siç thuhet më tej, burrat janë parë duke dalë përmes një mbulese, në pjesën e prapme të kamionit.


Sipas një dëshmitari, një nga burrat bërtiti “Gëzuar Vitin e Ri, ne ju duam… Londër, ja ku erdhëm”.

'Ata vdiqën ngadalë në kushte të tmerrshme': Si 39 migrantët u mbyllën në një “arkivol metalik” deri në vdekje, derisa temperaturat shkonin në -25C
Lexo po ashtu 'Ata vdiqën ngadalë në kushte të tmerrshme': Si 39 migrantët u mbyllën në një “arkivol metalik” deri në vdekje, derisa temperaturat shkonin në -25C

Burrat thuhet se u larguan nga vendi i ngjarjes pasi dolën nga kamioni para se të mbërrinte policia.

DailyMail shkruan se emigrantët ende po rrezikojnë jetën e tyre duke kaluar Kanalin, duke u vendosur në pjesën e pasme të kamionëve, me gjithë vdekjen tragjike të 39 personave në tetor.

Ndryshe, trupat e 39 shtetasve vietnamezë, përfshirë dy djem 15-vjeçarë, u gjetën në rimorkio në një park industrial në Grays, në orët e para të 23 tetorit, menjëherë pasi kamioni arriti me një traget nga Zeebrugge, Belgjikë.

Lidhur me këtë ngjarje mediat kishin raportuar se supozohet se kontejneri u vendos në një anije ngarkese.

Dyshohet për vrasje, detaje mbi shoferin e kamionit brenda të cilit u gjetën 39 trupa të pajetë
Lexo po ashtu Dyshohet për vrasje, detaje mbi shoferin e kamionit brenda të cilit u gjetën 39 trupa të pajetë

Kalimi i kanalit zgjati rreth dhjetë orë para se anija të hipte në portin Essex të Purfleet në Thames.

Shërbimi i Ambulancës në Lindje të Anglisë ishin të parët që arritën.

Pesë ambulanca, ekipet e reagimit të zonave të rrezikshme dhe një makinë nga Essex dhe Herts Air Ambulanca u gjenden aty.

Policia Essex u thirr atëherë. Pak minuta më vonë, ata arrestuan shoferin me dyshimin për vrasje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori