LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët e radhës të cilët futen në listën e më të mirëve të CS:GO për vitin 2022

Lojtarët e radhës të cilët futen në listën e më të mirëve të CS:GO për vitin 2022

Faqja më e madhe për CS:GO, HLTV, ka publikuar dy lojtarët e radhës të cilët janë futur në listën e 20 më të mirëve për vitin 2022.

HLTV ka filluar që të publikoj më të mirët për vitin 2022, duke postuar nga vendi i 20 –të deri tek vendi i parë.

Së fundmi janë mësuar edhe dy emrat të cilët janë në top20 të më të mirëve.


Në vendin e 13 –të renditet Havard “⁠rain⁠” Nygaard i cili pati një sezon fantastik me ekipin FaZe, të cilët edhe ishin ekipi më i mirë gjatë këtij viti.

Rain mori vlerësimin 1.09 nga HLTV dhe arriti që të fitoi katër turne me ekipin e tij: IEM Katowice, ESL Pro League S15, PGL Major Antwerp dhe IEM Cologne.

Gjithashtu rain dhe ekipi i tij dy herë ishin në vendin e dytë në Roobet Cup si dhe Blast Fall Final, dhe në vendin e tretë në turneun Blast World Final.

(Foto: HLTV)

Ndërsa në vendin e 12 –të është renditur lojtari i ekipit Astralis, Benjamin “⁠blameF⁠” Bremer me vlerësimin 1.22.

Edhe pse nuk pati shumë rezultate të mira me ekipin e tij blameF ishte fantastik gjatë gjithë vitit.

Ai dhe ekipi i tij zunë vendin e dytë në turneun Pinnacle Cup si dhe u renditën në vendin e tretë në RoobetCup dhe IEM Cologne. /Telegrafi/

(Foto: HLTV)

Në trend Sport

Më shumë
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Kalo në kategori