Lojtarët e Liverpoolit dhe Chelseat i gëzojnë fëmijët me aftësi të kufizuara para ndeshjes

Lojtarët e Livepoolit dhe ata të Chelseat, të prirë nga Mohamed Salah, i kanë gëzuar disa fëmijë me aftësi të kufizuara para ndeshjes së Superkupës së Evropës.
Në stërvitjen e Liverpoolit ku ishte edhe Jurgen Klopp iu nda këtij grupi disa minuta, ku yjet e klubit luajtën futboll me ta.
Më i angazhuari dukej Mohamed Salah që luajti dhe u fotografua me të gjithë.
Kurt Zouma, N'Golo Kante dhe Mason Mount të Chelseas gjithashtu u përfshinë para stërvitjes.
Të dy skuadrat u stërvitën në Stamboll një ditë para ndeshjes, që do të zhvillohet në Parkun Vodafone të Besiktas me kapacitet prej 41.900 ulëseve.
Kjo paraqitje ishte iniciativë e fondacionit të UEFA-s dhe Federatës së Sporteve të Turqisë për personat me aftësi të kufizuara.
"I nderuar që e takova Agit Siyaragit. Asnjëherë mos u dorëzoni dhe vazhdoni të shpresoni. Zoti ju bekoftë", ka thënë Olivier Giroud.
Finalja zhvillohet nga ora 21:00. /Telegrafi/





















































