LAJMI I FUNDIT:

Loja me jetën: “Ushtrimet” e mëngjesit, në cepin e ndërtesës së lartë (Video)

Loja me jetën: “Ushtrimet” e mëngjesit, në cepin e ndërtesës së lartë (Video)

Oleg Sherstyachenko nga Rusia, i ka mahnitur të gjithë me ushtrimet që i ka bërë në cepin e një ndërtese shumë të lartë.

Gjatë orëve të mëngjesit, 25-vjeçari ka kërcyer nga njëri kënd në tjetrin, si dhe ka dalë me trup përjashta objektit, pa pasur asnjë pajisje mbrojtëse, transmeton Telegrafi.

Madje, ai ka qëndruar me duar dhe është kthyer sërish në këmbë, ndërsa më pas është shtrirë në shpinë për të pushuar.


I riu që merret me parkur që nga mosha 14-vjeçare, ka bërë mbi 420 mijë ndjekës në Instagram, ku poston video me lëvizjet e tij të rrezikshme.

“Mahnitshëm dhe frikshëm në të njëjtën kohë”, është një nga komentet lidhur me rastin.

Në filmimin që mund ta shihni më poshtë, shfaqen lëvizjet elastike dhe të shpejta, që nuk iu preferohet t’i provoni. /Telegrafi/

https://youtu.be/-6J_ygwJPIE