Lohan duhet të trashet për film

Lohan ka siguruar rol në filmin i cili do të editohet në vitin 2010, “The Other Side”, krahas Jason Lee, Woody Harrelson, Alanis Morissette dhe Eddie Izzard.
Por, producentët dëshirojnë që Lohan, e cila është dukur tmerrësisht e dobët që kur u nda nga e dashura Samantha Ronson, të shtojë në peshë me qëllim që të duket më e shëndetshme para kamerave.
“Ata duan që Lindsay të duket një vajzë normale, e shëndetshme dhe jo një skelet. Andaj e kanë porositur atë të pushojë dhe të hajë sa më shumë. Ata nuk dëshirojnë ta humbin atë për shkak të problemeve të saj”, ka thënë burimi.
Nga
Telegrafi
01/06/2009
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































