LAJMI I FUNDIT:

Lluka: Ndalja e pensioneve për familjet e të pagjeturve, një lëshim (Video)

Lluka: Ndalja e pensioneve për familjet e të pagjeturve, një lëshim (Video)

Koordinatori për Personat e Pagjetur në Qeverinë e Kosovës, Jahja Lluka, ka thënë ndalja e pensioneve për familjet e personave të pagjetur ka qenë një lëshim nga qeveria e kaluar.

Lluka, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se sot në takimin me Kryeministrin janë diskutuar disa nga ndryshimet në Ligj, që kanë shkaktuar pakënaqësi te familjarët e të pagjeturve.

“Familjarit i është ndaluar njëri pension, sepse nuk mund t’i marrin dy pensione me arsyetimin që duhet të përcaktohen për njërin pension, pensionin si familjar i të zhdukurit, apo pensionin e vet si kontributdhënës”.


Lluka ka thënë se ky vendim i institucioneve është një diskriminim, pasi askujt nuk mund t’i mohohet pensioni për punën e tij prej 40 viteve.

“Është një diskriminim pasi që ata që kanë punuar 30 apo 40 vjet në ndërmarrjet e veta. Duhet të përcaktohen për djersën e vet, apo për familjarin e zhdukur”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Koordinatori për Personat e Pagjetur në Qeverinë e Kosovës ka thënë se ndoshta ky vendim nga qeveria e kaluar është bërë për të kursyer disa para, por ai është një vendim i gabuar.

“Është bërë një lëshim në raport me familjarët e personave të zhdukur, për arsye se një shumë prej 160 eurove nuk mund të kompensojë dhimbjen e familjarëve… Mos të harrojmë se ankthi i familjarëve të të zhdukurve nuk mund të kompensohet e as paguhet”, tha Lluka./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori