Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka kërkuar nga të gjithë akterët e sektorit të energjisë më shumë përgjegjësi me qëllim që të shmangen reduktimet e energjisë për qytetarët, siç kishe ndodhur ditëve të fundit dhe të gjendet një zgjidhje afatgjate.
Këto komente, kreu i MZHE-së, i bëri sot pas takimit me drejtuesit e kompanive të sektorit të energjisë, KEK, KOSTT, KESCO dhe Rregullatorin e Energjisë, qëllimi i të cilit ishte diskutimi i problemeve në këtë sektor dhe rritjen e përgjegjësive të operatorëve për furnizim me energji, karshi qytetarëve.
“Situata e furnizimit me energji sot është më e mirë si pasojë e rikthimit në punë të Bllokut B2 të TC Kosova B, por diskutimet tona kishin fokus se çfarë duhet të bëjë secili institucion në rastet e tilla dhe të sigurohemi që të mos kemi reduktime të energjisë për qytetarët”, tha Lluka, përcjell Telegrafi.
Ai tha se Kosova ka probleme në sigurimin e energjisë nga importi në rastet ku rritet kërkesa për energji, për shkak të problemeve që shkaktohen nga Operatori i Transmisionit të Serbisë, por edhe për shkak të mungesës së planifikimit të duhur nga KESCO dhe kjo ka shkaktuar reduktime në vend, andaj apeloi më shumë përgjegjësi nga kjo e fundit.
Me këtë rast, Ministri theksoi se ajo për çfarë janë pajtuar në këtë takim është edhe faktin që reduktimet duhet të bëhen në mënyrë proporcionale për të gjithë territorin e Kosovës, përfshi edhe veriun.
Sa i përket problemeve me Serbinë, Lluka tha se negociatat janë intensifikuar me qëllim të anëtarësimit të KOSTT-it në ENTSOE dhe shprehu shpresën se ky proces do të përfundojë deri në qershor të këtij viti.
Ndërsa, Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Arsim Janova tha se ky institucion është duke bërë monitorimin e të gjithë operatorëve të sistemit dhe paralajmëroi se ZRRE do të veprojë konform mandatit ligjor.
‘Ligji parasheh masa janë deri në 10 për qind të hyrave të operatorit gjobë. Mirëpo, desha të them që janë masa të ndryshme që do të shqyrtohen edhe në Bord. Ne e kryejmë punën tonë si ZRRE”, tha Janova./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Spanjë, Rama: Stenda e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm
Kolonat në vendkalimet kufitare RMV-Kosovë, BDI: Pengesë artificiale për të frenuar bashkëpunimin ekonomik dhe shoqëror ndërmjet shqiptarëve
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Digjet një veturë me targa të Serbisë në Ranilluk, policia nis hetimet
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Partitë politike në javën e tretë të fushatës, çka u tha e çka "u harrua"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite