LLOCH publikon këngën "Saksia"

LLOCH ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.
“Saksia” mban titullin kënga e tij e radhës, e cila si gjithmonë është një parodi me elemente qesharake.
Teksa në këngën e fundit, “Papillon”, Llochi e zgjodhi Shkupin si “skenë” për paraqitjen e tij - këtë radhë ai ka zgjedhur kryeqytetin tjetër shqiptar, Tiranën.

Në këtë këngë, Llochi i këndon një saksie, për të cilën thotë se bimën që ndodhet në të e ka rritur me lotët që ka derdhur për një vajzë.
Klipi i këngës ndërkohë është vizualizuar nga VN Entertainment. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


























































