Besar Musolli është padyshim njëri ndër lojtarët më të mirë të Kukësit në vitet e fundit.

Ai ka fituar çdo gjë që fitohet në futbollin shqiptar me klubin që është më afër Kosovës.


Ai kishte lënë Hysin për të shkuar te Kukësi para gjashtë vitesh, për tu kthyer në një legjendë të këtij klubi.

859513 10200693111320451 1090076385 o Kur luante te Hysi

Tani kapiteni i Kukësit, kundër Luftëtarit arriti ndeshjen e 200-të, ndërsa sot kundër Vllaznisë, ai e zhvilloi ndeshjen e 201-të ku shënoi edhe një gol.

“Është ndjesi e veçantë, pasi janë shumë ndeshje dhe më vjen mirë që shënova golin e parë në Superiore në këtë takim”.

17880437 10213144084667003 3228758194539174020 o Tani kapiten i Kukësit

“Mora shumë kritika që hoqa bluzën, por e bëra sepse kisha shumë emocione. Nuk kisha festim të veçantë, por ashtu ndodhi. Gjithçka erdhi spontanisht”.

“Unë si Totti? Gjërat po shkojnë mirë dhe marrëdhëniet me klubin i kam shumë të mira. Shpresoj të jem për Kukësin si Totti te Roma”, ka thënë Musolli për Supersport.

27503403 10215887663974771 1956848665792026206 o Musolli

Mesfushori nga Podujeva në heshtje është kthyer në një simbol të Kukësit teksa vetëm një hap nga rekordi me 200 ndeshje, pranë është rekordi i Rrahman Hallaçit për të qenë lojtari me më shumë ndeshje me fanellën e Kukësit.

Dy shembuj perfekt të futbollistit në fushë dhe jashtë saj, që gëzojnë respektin e të gjithë ambientit në Superiore.

21167163 10214539325507152 8541773744470930894 o Te Kosova me Bajram Jashanicën dhe Bernard Berishën

Dhe pse në kohën e fundit ka qenë i ftuar nga Albert Bunjaku dhe Muharrem Sahiti, ai nuk është ftuar për dy ndeshjet e radhës miqësore që Kosova i zhvillon nën drejtimin e Bernard Challender. /Telegrafi/

telegrafi sport app