Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 10-të që janë në program për tu zhvilluar.

Padyshim që dueli kryesor jo vetëm i kësaj dite, por i tërë xhiros është ai në Podujevë mes Llapit dhe Dritës.


Dy skuadrat e kreut të tabelë do t'i masin forcat në stadiumin 'Zahir Pajaziti' në një ndeshje që pritet të jetë e zjarrtë.

Llapi vjen në këtë duel pas fitores ndaj Lirisë së Prizrenit në të njëjtin stadium, derisa Drita është në seri të mirë prej katër fitoreve radhazi.

Drita Llapi 1

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë vetëm tre pikët në tabelë në mënyrë që t'i qëndrojnë sa më afër liderit aktual Ballkanit.

Dueli tjetër i kësaj dite zhvillohet në stadiumin 'Liman Gegaj' në Malishevë.

Malisheva pas humbjes nga Drita kërkon këndelljen në përballje me Dukagjinin e Klinës.

Vendasit synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive, derisa klinasit pas disa barazimeve radhazi synojnë fitoren. /Telegrafi/

telegrafi sport app