Llapi po pëson humbje nga Wisla Krakowi pas pjesës së parë me rezultat 1-0, në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Evropës.

Igor Sapala shënoi që në minutën e dytë me gjuajtje të fuqishme në portën e portierit Ilir Avdyli.


Edhe pse te Llapi u ankuan për një goditje dënim pasi rasti u shikua në VAR gjyqtari nuk vendosi në favor të klubit tonë.

450586658 903140118497139 3613040989651570671 n

Wisla Krakow është skuadër me histori të madhe në Poloni, por aktualisht bën gara në kategorinë e dytë të futbollit polak, por është fitues i Kupës së Polonisë.

Llapi do të tentojë të bëjë më shumë në pjesën e dytë. /Telegrafi/   

telegrafi sport app