Llapi nuk e ka nisur siç është pritur këtë edicion, pasi në tre ndeshjet e para ka grumbulluar vetëm katër pikë nga nëntë të mundshmet.
Llapjanët janë një nga skuadrat pretendente për titullin e kampionit, derisa nga ta në verë është larguar një mbrojtës me shumë përvojë si Leotrim Bekteshi.
Por trajneri Tahir Batatina ka transferuar një mbrojtës shumë të talentuar si Taulant Lutfiu i cili është bashkuar me Llapin nga futbolli zviceran.
View this post on Instagram
Lutfiu është një mbrojtës shumë i talentuar i cili ka disa javë që është pjesë e Llapit dhe trajnerit Batatina po e mbanë në bankën rezervë.
23-vjeçari shtatlartë njihet për lojën me këmbë shumë të mirë, duele të sakta, por edhe për lojën në ajër.
View this post on Instagram
Në tre duelet e para në Superligë ai ka qëndruar në bankën rezervë, por debutimi i tij me fanellën e Llapit duket se po afron.
Pas humbjes befasuese 0-1 nga Malisheva, trajneri Tahir Batatina mund të bëj ndryshime në formacion dhe ka në bankë një mbrojtës shumë perspektiv si Lutfiu.
View this post on Instagram
Ish-mbrojtësi i skuadrës zvicerane Stade-Lausanne Ouchy është i gatshëm dhe pret debutimin në Albi Mall Superligë.
Lutfiu karrierën e ka kaluar deri tani në futbollin zviceran, derisa synon të lë gjurmë edhe në futbollin kosovar dhe Llapi shihet si një trampolinë për të kaluar në një kampionat më të fortë kur dihet që skuadra llapjane dhe trajneri Tahir Batatina kohëve të fundit kanë shitur shumë yje nga radhët e veta në kampionate të ndryshime evropiane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit