Java e 19-të në Ipko Superligën e Kosovës ka startuar ditën e premte me ndeshjen Vushtrria – Drita që i takoi gjilanasve me rezultat 2-3.

Ndërkohë ditën e sotme do të zhvillohen dy super ndeshje në elitën e futbollit kosovar.


Ndeshje derbi do të luhet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ku Llapi është nikoqir i Feronikelit.

Dy skuadrat ende nuk kanë shijuar fitore në pranverë, pasi në ndeshjet e para barazuan në udhëtim.

Llapi luajti pa gola te Dukagjini 0-0, derisa Feronikeli u ndal nga Ferizaj në një barazim 1-1.

52898436 10156978965842243 7846324608868286464 o

Si ekipi i Tahir Batatinës ashtu edhe i Agim Sopit për qëllim kanë triumfin, pasi në të kundërt do të rrezikonin t’i afroheshin më shumë pozitave që i dërgojnë në Ligën e Parë.

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj.

Drenica e uritur për pikë do të ketë përballë skuadrën kryeqytetase Prishtinën.

14.Pri Dre 0 0 16tetor2019 scaled

Drenicasit pësuan humbje 3-0 në ndeshjen e parë nga Ballkani, ndërsa Prishtina kishte demoluar Vushtrrinë 4-0.

Takimi i parë mes këtyre dy skuadrave në kryeqytet kishte përfunduar me rezultat të bardhë 0-0.

Që të dy sfidat do të fillojnë me orar të njëjtë nga ora 13:00. /Telegrafi/ Ipko Superliga e Kosovës E premte:

Vushtrria - Drita 2-3

E shtunë:

13:00 Drenica - Prishtina
13:00 Llapi - Feronikeli

E diel:

13:00 Gjilani - Flamurtari
13:00 Ballkani - Ferizaj
13:00 Trepça '89 - Dukagjini

telegrafi sport app