Lladrovci: Noizy është këngëtar i madh, shumë larg Don Xhonit

Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, në ditën e Zgjedhjeve Lokale ka dhënë një intervistë për Nacionalen ku u pyet edhe për dy nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, Noizyn dhe Don Xhonin.
I pyetur nga gazetari për krahasimin mes këngëtarëve, Lladrovci shprehu respekt për të dy, por theksoi një dallim të qartë mes tyre.
“Të dy janë të mirë, por Noizy është këngëtar shumë larg Don Xhonit. Edhe pse Don Xhoni është i qytetit tim, i familjes sonë, Noizy është i madh shumë”, tha ai.

Nga ana tjetër, marrëdhënia e Lladrovcit me Don Xhonin, dikur miq të afërt, është tensionuar kohët e fundit, duke i çuar ata larg njëri-tjetrit.
Ndërkohë, krahasimi i tij mes dy këngëtarëve ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, ku fansat kanë komentuar jo vetëm mbi preferencën e Lladrovcit, por edhe mbi marrëdhëniet e hershme mes tij dhe Don Xhonit.
Ky moment ka treguar një herë tjetër se lidhjet mes politikës dhe artit shpesh bëhen temë diskutimi në publik. /Telegrafi/




























































