LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci: Hoti s’është prej kryeministrave të fortë, duhet me i ra tavolinës kur ka nevojë

Lladrovci: Hoti s’është prej kryeministrave të fortë, duhet me i ra tavolinës kur ka nevojë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka lavdëruar punën e Qverisë Hoti, duke thënë se komunës së tij i ka rikthyer projektet që ia kishte marr qeveria e kaluar.

Ai po ashtu u shpreh se nuk e beson qe Presidenti Thaçi do te ketë aktakuzë nga Specialja dhe se votat për të parin e shtetit do të jepen në Kuvend pas shkurtit të vitit 2021.

“Në rast se Thaçi jep dorëheqje, jam i bindur se do të ketë konsensus dhe do ta zgjedhin presidentin shumë shpejt. Me 61 vota do te zgjidhet presidenti, por unë së pari nuk besoj se do të ketë aktakuzë”.


“Duhet me pas konsensus edhe me partitë tjera, me i mbajt njerëzit në sallë dhe me 61 vota me e votu presidentin e ardhshëm pas shkurtit të vitit 2021”.

“Mendoj që Qeveria Hoti është duke punuar mirë. Qeveria e kaluar ma kishte marrë buxhetin në Drenas, tash veç kam filluar t’i kthejë projektet”.

“Qeveria Kurti mi ka hequr projektet qëllimisht, se i marrin investimet aty ku dikush tjetër ka ndikim më shumë që me ia marr ndikimin”.

“Për vendime të rëndësishme më ka mbështetur shumë herë LDK-ja dhe i kam ruajtur raportet e mira me ta”.

“Hotin e vlerësoj si ekonomist të mirë, sigurisht që s’është prej kryeministrave të fortë. Është person pak më i butë. Shpeshherë duhet edhe me i ra tavolinës kur ka nevojë. E kam mik, e njoh, e kemi mbështetë e përkrahë”.

Lladrovci foli edhe për rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë, duke fajësuar për këtë tubimin e organizuar nga Vetëvendosje.

“Lirimi i ndalesave nuk ka ardhur prej kësaj qeverie, por prej asaj Kurti dhe tubimet e masave me njerëz janë bërë nga VV. Përhapja ka qenë prej tubimit të Vetëvendosjes”.

“Tash ka më shumë mostra dhe më shumë njerëz po dalin, me herët s’ka pasur kaq shumë mostra”.

“Mendoj që është një grip si gjithë të tjerët, por që është përhapur më shumë dhe ka ndikuar më shumë. Në komunën time ka më pak vdekje se sa vjet, sipas statistikave”.

“Në Drenas para dy ditësh ka vdekur një grua e cila ka pasur sulm dhe si rezultat i kësaj në spital ka mundur ta merr edhe infeksionin dhe më pas ka dal se ka vdekur nga Covid”.

“Qytetarët duhet me e ngritë vetëdijen. Inspektorët dhe policia po punojnë edhe po japin gjoba, po s’ka me pas shumë rezultat”, deklaroi Lladrovci në Rubikon në Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Velipojë: Policia shpëton dy turiste kroate që rrezikoheshin të mbyteshin në det

Velipojë: Policia shpëton dy turiste kroate që rrezikoheshin të mbyteshin në det

Lajme
Kalo në kategori