Liverpooli është ende duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të sulmuesit të Newcastle United, Anthony Gordon, gjatë kësaj vere.

Gordon ishte pranë një kalimi në “Anfield” verën e kaluar, kur Newcastle ndodhej nën presionin e rregullave të Fair Play-it Financiar. Tani, me disa lëvizje të reja në horizont për “Magpies”, situata mund të ndryshojë.


Newcastle është pranë transferimit të Anthony Elanga nga Nottingham Forest dhe po ndjek nga afër Jack Grealish të Manchester City, gjë që mund ta shtyjë klubin të shqyrtojë shitjen e Gordon.

Nga ana tjetër, Liverpooli duket se ka nevojë për një tjetër lojtar sulmues të gjithanshëm, veçanërisht pas vdekjes tragjike të Diogo Jotës dhe paqartësive rreth të ardhmes së Darwin Nunez, Luis Diaz dhe Federico Chiesa.

Anthony Gordon iu bashkua Newcastle-it nga Everton në janar të vitit 2023 për një shumë prej 40 milionë funte. Tani, për ta transferuar atë, Liverpoolit mund t’i kërkohet të paguajë afër 100 milionë funte.

24-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të sezonit të kaluar në Ligën Premier, ku regjistroi gjashtë gola dhe po aq asistime.

Megjithatë, ende nuk ka një ofertë zyrtare nga “The Reds”, ndërsa situata pritet të qartësohet në javët në vijim. /Telegrafi/

telegrafi sport app