Bayern Munich ka dërguar një ofertë zyrtare për të nënshkruar me sulmuesin kolumbian Luis Diaz. 

Sulmuesi 28-vjeçar ka dalë në shënjestrën kryesore të bavarezëve dhe oferta e parë nga ana e klubit erdhi të martën në vlerë prej 67.5 milionë eurosh, por u refuzua menjëherë nga kampionët e Ligës Premier. 


Sipas Liverpoolit, vlera e Diaz llogaritet të paktën 100 milionë euro, megjithëse kjo shifër përdoret më shumë për raportime financiare, pasi klubi e ka bërë të qartë se sulmuesi nuk është për shitje. 

Kontrata e Diaz është në dy vitet e fundit në ‘Anfield’ dhe deri tani nuk ka pasur asnjë sinjal për rinovim, për më tepër, vetë lojtari ka shprehur dëshirën për t’u larguar. 

Megjithatë, drejtuesit e Liverpoolit e konsiderojnë Diaz si një pjesë të rëndësishme të projektit të tyre për sezonin e ardhshëm dhe më tej, pozicion që është komunikuar qartë ndaj Bayern, Barcelonës dhe palëve të tjera të interesuara. 

Luis Diaz u transferua te Liverpooli nga Porto në janar 2022 për një tarifë fillestare prej 37.5 milionë eurosh, me klauzola që mund ta rrisnin këtë shifër deri në 50 milionë euro. 

Nga atëherë e deri më sot, ai ka regjistruar 148 paraqitje me Liverpoolin, ka shënuar 41 gola dhe ka dhënë 23 asistime në të gjitha kompeticionet. 

Në sezonin e fitimit të titullit në Ligën Premier nën drejtimin e Arne Slot, Diaz luajti rol kyç me 13 gola në 36 ndeshje./Telegrafi/

telegrafi sport app