Liverpool ka pyetur për Aurelien Tchouameni dhe Fede Valverde pasi humbën mundësinë për nënshkrimin e Moises Caicedos, sipas The Secret Scout.

Skuadra angleze ka qenë i lidhur fort me francezin dhe uruguaianin në të kaluarën, por mund të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të nënshkruar me njërin nga dy lojtarët tani që janë të dëshpëruar për një mesfushor të ri.


Qëndrimi i Real Madridit për largimin e dy lojtarëve ka qenë shumë i qartë për një kohë tashmë - ata nuk janë në shitje.

Megjithatë, nëse Los Blancos do të pranonin oferta të majme për njërin nga lojtarët, tarifa e tyre e transferimit mund të jetë mbi 120 milionë euro duke marrë parasysh që Caicedo i kushtoi Chelseat gati atë shumë për të lëvizur nga Brighton.

Liverpooli dhe Blutë po ashtu po luftojnë për Romeo Lavian e Southamptonin, me vlerën e tij aktuale në 60 milionë euro.

Belgu thuhet se po ashtu preferon kalimin në Stamford Bridge, ndërsa lëvizja pritet të finalizohet në këtë javë. /Telegrafi/

telegrafi sport app