LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli po tenton transferimin e Ismaila Sarr, gati një ofertë të majme në drejtim të Watfordit

Liverpooli po tenton transferimin e Ismaila Sarr, gati një ofertë të majme në drejtim të Watfordit

Ismaila Sarr vazhdon të mbetet njëri nga lojtarët më të pëlqyer të trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Tekniku gjerman e ka kërkuar sulmuesin anglez edhe verën e kaluar, por edhe në afatin kalimtar dimëror.

Sarr e ka nisur për mrekulli edicionin e ri në Ligën Premier, ku shënoi gol ndaj Aston Villës në fitoren e Watfordit 3-2.


The Reds do të largojnë nga skuadra sulmues si Xherdan Shaqiri, Takumi Minamino e Divock Origi dhe duan të forcohen me Sarr.

Mediat në Ishull kanë raportuar se The Reds kanë gati një ofertë prej 40 milionë funteve për transferimin e senegalezit në Anfield.

Vet sulmuesi këmbëshpejtë ka dhënë dritën e gjelbër për tu bashkuar me bashkëkombësin e tij Sadio Manen në Liverpool, por tani mbetet në dorë të Watfordit nëse do të pranojë ofertën ose jo.

Gjithsesi vlen të theksohet se në garë për lojtarin janë edhe dy skuadrat londineze, West Ham United e Tottenham Hotspur.

23-vjeçari është bashkuar me Watfordin në vitin 2019 nga Rennes për 30 milionë euro, derisa ka zhvilluar 71 ndeshje me klubin anglez ku ka shënuar 20 gola e ka asistuar në 16 të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Premier League
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori