Liverpooli po përgatit një tjetër transferim të madh, ai luan në Ligën Premier

Liverpool është në ‘pole position’ për transferimin e kapitenit të Crystal Palace, Marc Guehi, nëse ky i fundit vendos të largohet nga ‘Selhurst Park’ gjatë kësaj vere.
Qendërmbrojtësi 25-vjeçar ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij, gjë që mund ta detyrojë klubin londinez të shqyrtojë shitjen para se të mbyllet afati kalimtar.
Liverpool ka qenë i lidhur më herët me lojtarin dhe sipas raportimeve, dy oferta janë refuzuar nga Palace gjatë kësaj vere.
Me Joe Gomez që po rikuperohet nga një dëmtim në akil dhe transferimin e Jarrell Quansah te Bayer Leverkusen, trajneri Arne Slot ka mbetur disi i limituar në repartin e qendrës së mbrojtjes.
Sipas The Telegraph, kampionët në fuqi të Ligës Premier janë favoritë, pasi Chelsea, ish-klubi i Guehit, nuk e ka më prioritet afrimin e tij, pavarësisht dëmtimit serioz të Levi Colwill.
‘Blutë e Londrës’ kanë përforcuar mbrojtjen me transferimin e talentit Jorrell Hato, çka i largon nga gara për shërbimet e Guehit.
Ndërkohë, Newcastle, që verën e kaluar ishin shumë pranë ta blinin për 70 milionë, tashmë janë të fokusuar në përforcimin e fazës sulmuese, në mes të një sage transferimi që përfshin Alexander Isak.
Marc Guehi ka qenë një shtyllë e mbrojtjes së Palace për disa sezone dhe do të mbahet mend gjithmonë si kapiteni që udhëhoqi skuadrën drejt trofeut të parë madhor në histori.
Megjithatë, vlera e tij në treg është në rënie edhe pse ai ka treguar rritje si lojtar, hezitimi për të rinovuar kontratën me Palace e bën një aset që po humbet shpejt nga vlera për klubin londinez./Telegrafi/





































