Liverpooli është duke kërkuar ta përforcojë repartin defensivë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kampioni në fuqi i Anglisë kanë vuajtur këtë edicion me shumë lëndime, kryesisht në repartin defensivë.


Virgil Van Dijk e Joe Gomez dy mbrojtësit qendror pritet t’i mungojnë gjatë Liverpoolit.

akanji tw scaled 1

The Reds kanë disa emra në listë për t’i transferuar, ndërsa së fundmi është edhe ai i zviceranit Manuel Akanji.

Mediat angleze dhe ato gjermane kanë raportuar se The Reds kanë kontaktuar me Dortmundin për qendërmbrojtësin zviceran.

Gjithnjë sipas raportimeve të fundit në Angli dhe Gjermani, Liverpooli është duke përgatitur një ofertë prej 35 milionë euro për mbrojtësin.

CpJxQ7F94c69w2ny E6sP

25-vjeçari është një titullar i rregullt te Dortmund ku këtë edicion ka zhvilluar 18 ndeshje në të gjitha garat.

Ka qenë vet trajneri Jurgen Klopp që ka kërkuar transferimin e tij, pasi prej kohësh e ka ndjekur atë. /Telegrafi/

telegrafi sport app